• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Reforma e Akademisë së Shkencave, krijohet Këshilli i Shkencave në Kryeministri
Home
Sociale

Reforma e Akademisë së Shkencave, krijohet Këshilli i Shkencave në Kryeministri

13 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Në mars të 2018-ës përfundon procesi i reformimit të Akademisë së Shkencave.

Kjo bëhet e ditur nga akademiku Apollon Baçe, kryetar i grupit të reformimit, i cili ka sqaruar përmes një interviste për TemA TV disa hollësi.

Sipas draftit mbi të cilin po punohet, “Akademia e Shkencave do të ketë lidhje me një institucion që mund të emërtohet Këshilli i Shkencave dhe që do të ngrihet në Kryeministri”.

Baçe ka shtuar se kjo nuk ja heq pavarësinë Akademisë së Shkencave, e cila mori goditje të fortë publike nga kryeministri Edi Rama këto muajt e fundit.

Ai foli për një situatë të papranueshme, sidomos me zgjedhjet e fundit që çuan në largimin e ish-kryetarit dhe ish-nënkryetarit. Mbetet për t’u parë se çfarë roli do të ketë këshilli i ri, por është e qartë se qeveria ka vënë një dorë mbi Akademinë, të cilës kërcënoi t’i hiqte paratë.

“E kemi atë muaj, marsin që duhet përgatitur reforma. Pastaj neve kërkojmë që brenda dy viteve të jemi të kontrolluar për të parë se si po ecën kjo gjë. Dy vjet le të na marri, le të na monitorojnë. Deri tashi nuk ka qenë kjo pikë që ne të jepnim në një fare mënyre llogari tek Kuvendi apo Këshilli i Ministrave.

Ne po mundohemi të ganxhohemi te blloku i krijuar nga Kryeministria. Në Kryeministri do të krijohet një institucion i cili mund të marrë emërtimin Këshilli i Shkencave ku do të ketë në varësi disa institute. Këto institute do të kryejnë studime dhe atje ku nuk do munden ata do të ndërhyjë Akademia e Shkencave.

Ato që nuk mbulohen nga institutet do t’i marrë përsipër Akademia dhe njëkohësisht akademia çon sinjale tek shteti dhe shteti sjell sinjale tek ne. Pa krijohet një formë simbioze. Ata janë organi që kanë lekët dhe që bën implementimet, por në një fare mënyre ka edhe një farë oponence nga ne”, deklaroi Apollon Baçe.(TemA TV)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "O po do vijmë edhe me një këmbë madje", çifti Kim dhe Kanye i përgjigjen ftesës së Paris Hilton
Previous article “New York Times”: Sytë e botës mbi Kosovën, ndërsa pritet të arrestohen figura kyçe politike

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori Aktualitet

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq Aktualitet

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT