• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFERENDUMI NË MAQEDONI/ Dalin rezultatet. Zaev: Zgjedhjet e parakohshme janë një mundësi
Home
Rajon

REFERENDUMI NË MAQEDONI/ Dalin rezultatet. Zaev: Zgjedhjet e parakohshme janë një mundësi

1 October, 2018 k.autor Rajon

Me rezultatet e referendum të së dielës, ka shumë mundësi që Maqedonia të kalojë në zgjedhje të parakohshme. Në referendum votuan rreth 36% e atyre që kishin të drejtë për të votuar e përkthyer në numra në 623 mijë qytetarë. Nga këta votues, deri më tani rezulton se 91% e tyre ka votuar pro, ndërsa 5.7% ka votuar kundër emrit të ri të Maqedonisë.

Pjesëmarrja në referendum është konsideruar e ulët, pasi nga 1.8 milionë maqedonas me të drejtë vote, ligjshmëria e referendumit kërkonte rreth 900 mijë vota. Të dielën ky numër votimi nuk u arrit, duke i kaluar përgjegjësinë për vendosjen e emrit të ri, parlamentit, e nëse aty nuk gjendet dakordi, atëherë do vendi do të kalojë në zgjedhje të parakohshme.

Rezultatet e deritanishme të referendumit në Maqedoni

Lajmin e konfirmon vetë kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, që në një konferencë të fundit për mediat mbrëmjen e djeshme, ka thënë se nëse nuk do të sigurohen 2/3 e votave në votimin në parlament, atëherë vendi do të kalojë në zgjedhje të parakohshme. Zaev ka hedhur poshtë zërat për një dorëheqje të mundshme ndërkohë që opozita maqedonase e quan dështim.

Parlamenti e ka radhën, dhjetë ditë do të bëjmë përpjekje, por në rast se nuk arrijmë të sigurojmë 2/3 e votave, atëherë alternativë mbeten zgjedhjet e parakohshme. Në referendumin kanë votuar më shumë se 650 mijë qytetarë, më shumë se 90 për qind votuan Pro dhe thanë se Maqedonia duhet ta pranoj marrëveshjen dhe të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-së. Populli bëri përzgjedhje të rëndësishme. Nëse ka shumicë dy të treta, nëse nuk ka ka, atëherë kuvendi përgatitet për shpërbërëje dhe zgjedhje të parakohshme. Askush nuk tregoi alternative. Kemi shumicë të dukshme, mbi 91 për qind është, ato janë mbi 600 mijë qytetarë. Asnjëherë kështu vullnet të shprehur nuk është parë.

Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.

Për rezultatet e referendumit ka reaguar edhe komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn. Hahn ka përshëndetur rezultatin në Tëitter, dhe thekson se pret nga politika në Maqedoni që të merret përgjegjësia e mëtejshme.

Ju uroj atyre që votuan sot në referendumin konsultativ dhe shfrytëzuan liritë e tyre demokratike. Me të rëndësishmen “po”, ka përkrahje të gjerë për marrëveshjen e Prespës dhe të ardhmes euroatlantike të vendit. Tani pres të gjithë liderët partiak të respektojnë këtë vendim dhe ta zbatojnë me përgjegjësi të madhe.

Johannes Hahn, komisioneri për zgjerimin në BE në reagimin e tij në Twitter

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI NË HOLLANDË/ Truri i njeriut reagon si një rrotë biçiklete
Previous article 1 VIT MARTESË/ Këngëtari shqiptar dedikim për bashkëshorten (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor Rajon

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT