• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REDAKTIMI I FJALIMIT TË TRUMP/ BBC i kërkon falje presidentit të SHBA, por refuzon kompensimin 1 miliard dollarësh
Home
Nderkombetare

REDAKTIMI I FJALIMIT TË TRUMP/ BBC i kërkon falje presidentit të SHBA, por refuzon kompensimin 1 miliard dollarësh

14 November, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

BBC i ka kërkuar falje presidentit të SHBA, Donald Trump për episodin e emisionit Panorama, ku pjesë të ndryshme të fjalimit të 6 janarit 2021 ishin montuar në mënyrë të tillë që krijoi përshtypjen se ai kishte bërë thirrje për dhunë. Transmetuesi britanik deklaroi se programi nuk do të transmetohet më, por hodhi poshtë kërkesën e presidentit amerikan për kompensim financiar prej 1 miliard dollarësh.

Trump kërcënoi BBC-në me një padi prej 1 miliard dollarësh nëse nuk kërkonte falje dhe e kompensonte atë. Skandali çoi në dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm Tim Davie dhe shefes së lajmeve Deborah Turness. BBC njoftoi se i ka dërguar Trumpit një letër zyrtare dhe se kryetari i BBC-së, Samir Shah, ka kërkuar personalisht falje në një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë.

Në përgjigjen për avokatët e Trump, BBC argumenton se nuk ka bazë për padi, duke theksuar se dokumentari nuk u transmetua në SHBA, se presidenti nuk pësoi dëm pasi u rizgjodh më pas, se montazhi nuk ishte i qëllimshëm dhe se ishte një klip 12-sekondësh brenda një dokumentari 1-orësh. BBC shton se opinioni mbi çështje politike është i mbrojtur fort nga ligjet amerikane të shpifjes.

Skandali u thellua pasi Daily Telegraph zbuloi një tjetër montazh të ngjashëm të fjalimit të Trump, transmetuar në Neësnight në vitin 2022. Edhe ky material shkaktoi kritika për montazh të gabuar, ndërsa ish-shefi i stafit të Trump, Mick Mulvaney, tha se videoja kishte bashkuar fraza të ndara të fjalimit.

BBC deklaroi se po e shqyrton çështjen dhe se mbetet e përkushtuar ndaj standardeve më të larta editoriale. Nga ana tjetër, ekipi juridik i Trump akuzoi BBC-në për “model shpifjeje” ndaj ish-presidentit. Ndërkohë, lideri i Liberal Demokratëve, Ed Davey, i bëri thirrje kryeministrit britanik të ndërhyjë për të mbrojtur pavarësinë e BBC-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE! Ndërrojnë jetë në një aksident në SHBA i riu shqiptar dhe e fejuara e tij, familja kërkon ndihmë për të marrë trupat... (EMRAT)
Previous article NË BURG PËR DOSJEN E "STERILIZIMIT"/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë Klodian Rjepaj për lirim nga qelia

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT