• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REALITETI ME EPIDEMINË NDRYSHON ÇDO DITË/ Virusi Corona: Jetë pa kontakte sociale?
Home
Nderkombetare

REALITETI ME EPIDEMINË NDRYSHON ÇDO DITË/ Virusi Corona: Jetë pa kontakte sociale?

14 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Gati katër javë avantazh ka Gjermania kundrejt Italisë në luftën kundër virusit Corona, thonë virologët. Por ky avantazh kohor po rrezikohet. Jeta publike duhet të kufizohet edhe më tej. A po bën Gjermania sa duhet?

Tabelë e vendosur në bankën Sparkasse, Dortmund: “Nisur nga situata aktuale u dhurojmë të gjithëve një buzëqeshje, por nuk ju japim dorën.”

Një e-mail pason tjetrin pa rreshtur. Punëdhënësi: i ka anuluar për javën e ardhëshme të gjitha konferencat. Organizatorët e koncerteve njoftojnë se artisti i preferuar nuk do të performojë në fundjavë. Gjyshërit do t’i shtyjnë vizitat tek nipërit. Gjithçka nisur nga frika dhe për të kontribuuar në pengimin e përhapjes së virusit Corona.

E-maila apo mesazhe në celular me përmbajtje të ngjashme marrin këto ditë shumë gjermanë. Gradualisht jeta publike në Gjermani ka nisur rrugën drejt pezullimit. Nisur që nga bankinat e zbrazura të Bundesligës, sheshet e lojërave bosh, trenat e mensat, zakonisht të tejmbushura gjatë këtyre ditëve kanë vende të lira me bollëk. Duket se ndërkohë është vetëm një çështje kohe, derisa të mbyllen të gjitha shkollat, universitetet, restaurantet e kinematë ashtu si në Itali.

Kontaktet sociale: të padëshiruara

“Ne e dimë ndërkohë saktë, që në fazën aktuale të pandemisë praktikisht duhet t’i ndalojmë të gjitha kontaktet sociale, që të  kemi edhe një shans ta mbajmë sa më të ulët numrin  e infeksioneve”, thotë Patrick Larscheid. Mjeku i bashkisë në Berlin-Reinickendorf i ka kërkuar senatit të Berlinit të marrë disa hapa vendimtare për ndalimin e përhapjes së virusit Corona. Jeta publike duhet të kufizohet sa më shumë në mbrojtje të popullsisë.

Patrick Larscheid: “Pritja mund të kushtojë jetë njerëzitsh”

Vendimi për ndalimin e aktiviteteve me mbi 1000 vizitorë, është pak. Gjithçka, ku mblidhen njerëz, duhet të mbyllet. “Në rast të kundërt ne nuk do të mund ta konrollojmë dot më situatën”, këshillon Larscheid. Kontakti social tek e fundit nuk është vetëm baza e të qenit të lumtur – Afërsia mund edhe të të sëmurë, nëse viruset qarkullojnë nga njeri prreson tek tjetri.

Italia ka reguar, por me vonesë

A rrezikon pra që në Gjermani të krijohen situata si në Itali? Si masë kundër përhapjes së virusit në Itali janë mbyllur të gjitha dyqanet me përjashtim të farmacive dhe supermarketeve. Madje edhe baret, restaurantet dhe parukeritë gjithashtu janë mbyllur.

“Para pak ditësh ju luta që të ndryshoni zakonet tuaja e të qendroni në shtëpi”, tha kryeministri Giuseppe Conte në një mesazh me video: “Unë isha i vetëdijshëm që ky ishte hapi i parë dhe nuk do të ishte i fundit. Eshtë koha të bëjmë hapin tjetër.” Kësisoj jeta publike në Itali është paralizuar tërësisht.

Edhe në Gjermani nuk jemi larg hapit pasues. Kur virologu Alexander Kekulé para dhejtë ditësh bëri thirrje për vendosjen e pushimeve dy javë për të gjithë për shkak të virusit Corona në Gjermani, për ta ndërprerë zinxhirin e infeksionit të epidemisë në fazën fillestare, shumë studiues nuk e morën seriozisht atë.

Ministri i Shëndetësisë në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë Karl-Josef Laumann u përgjigj atëherë, se politika nuk duhet të marrë masa, “që janë disproporcionale dhe shkaktojnë histeri”. Ndeshja e Bundesligës mes Borussia Mönchengladbach dhe Borussia Dortmund, vetëm 40 km larg qytetit më të prekur prej infeksionit Heinsberg, u zhvillua edhe në fundjavë para 50.000 spektatorëve.

Realiteti me virusin ndryshon çdo ditë

Vetëm pak ditë më vonë situata ndryshoi tërësisht dhe eventet sportive me publik janë tani të paimagjinueshme. Askush nuk flet më tani për disproporcionalitet: madje po në Mönchengladbach u zhvillua e para ndeshje pa tifozë me ekipin e 1.FC Këln, Liga gjermane e Hokey-t në akull e mbylli para kohe sezonin.

Në shumë kinema gjermane ndërkohë vendet midis spektatorëve janë të zbrazura, shumë gjermanë u shmangen kinemave edhe nga frika prej ngjitjes së virusit. Landet vendosën mbylljen e shkollave nisur nga e hëna (16.03), landi Baden-Vyrtemberg e ka shtyrë fillimin e semestrit të verës në universitete. Veprimtaritë kulturore si festivali tradicional i Beethovenit në Bon, po ashtu si edhe shumë panaire janë anuluar. Jeta publike gradualisht po zbehet, por ende me ritme të ngadalta.

A ka angazhim të mjaftueshëm?

Numri i pasagjerëve në aeroportin e Frankfurtit që nga java e fundit e shkurtit ka rënë me 14,5 përqind. Dega e taksive njofton për humbje deri në 40 përqind, dhe propozon, që të gjithë ata që posedojnë abone për shërbimin urban mund të përdorin taksitë tani me gjysmën e çmimit të zakonshëm. Kush hipën në autobus në Berlin duhet të hipë vetëm nga dera e pasme për të mos rrezikuar shoferin. Trenat e distnacave të largëta pastrohen tani në intervalin brenda dy orëve, punë kjo që normalisht bëhet çdo katër orë.  Dyert, dorezat e dyerve dhe vendet e bagazheve desinfektohen rregullisht.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, kritikoi shumë vende se nuk po marrin sa duhet masa për ta kufizuar pandeminë e virusit Corona. “Jemi shumë të shqetësuar, që disa vende nuk po i përgjigjen me angazhimin e duhur politik këtij kërcënimi, në mënyrë që të jetë nën kontroll situata”, dekalroi ai në Gjenevë. Se cilat vende kishte ai parasysh, kjo mbeti e paqartë. Ndoshta kjo kritikë ka qenë edhe në adresë të Gjermanisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Bruksel, eurozona në recesion të mundshëm nga epidemia
Previous article "FJALË TË SHENJTA"/ Rama citon Papën: Lutuni për të sëmurët, por edhe për autoritetet që...

Delo.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën! Botë

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën!

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje Botë

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT