• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“REAL STORY”/ Ministrja Gjoni: Arta Vorpsi e zgjedhur automatikisht nga Kushtetuta
Home
Intervista

“REAL STORY”/ Ministrja Gjoni: Arta Vorpsi e zgjedhur automatikisht nga Kushtetuta

19 November, 2019 F.autor Intervista, Politikë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka analizuar zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe mosmarrëveshjen mes Presidentit dhe parlamentit për anëtarët. Gjonaj tha në “Real Story” në News24 se Arta Vorpsi është e zgjedhur automatikisht nga Kushtetuta, e varur nga rankimi që ka bërë KED.

Sipas saj nëse Presidenti do t’i mbahej në mënyrë konsistente qëndrimit të tij, që radha për të është kohë, pra është procedurë dhe jo e drejtë substanciale ose përgjegjësi kushtetuese, do të duhej që të mos të kishte njohur dy dekretet e parlamentit sepse nuk është respektuar radha

“Argumenti që ngriti Presidenti ka të bëjë me radhën. Radha e përcaktuar në Kushtetutë ka të bëjë vetëm me faktin se kush është organi i emërtesës që zgjedh anëtarin në vakancën e shpallur. Dhe nuk është koha njëherë presidenti, njëherë parlamenti dhe njëherë Gjykata e Lartë. Ka të bëjë pikërisht me parimin e rotacionit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nëse do të duhej të konceptonim atë çfarë Presidenti ka kërkuar dhe ka ngritur si argument, radhën konceptuar si kohë atëherë do duhej që Presidenti të priste edhe Gjykatën e Lartë sepse do të duhej të ishte Presidenti, Kuvendi dhe pastaj Gjykata e Lartë”, deklaroi Gjonaj.

Presidenti ka njohur njëkohësisht edhe zgjedhjen e dytë të parlamentit…

Presidenti nëse do t’i mbahej në mënyrë konsistente qëndrimit të tij, që radha për të është kohë, pra është procedurë dhe jo e drejtë substanciale ose përgjegjësi kushtetuese, do të duhej që të mos të kishte njohur dy dekretet e parlamentit sepse nuk është respektuar radha. Do thoshte po për njërin vendim të parlamentit do bëj dekretimin dhe për tjetrin unë nuk e njoh për shkak se nuk është respektuar radha.

Atëherë i bie që e ka pasur personale me Arta Vorpsin, apo personale me Xhaferllarin në kuptimin pozitiv të fjalës?

Nëse do të ekzistonte sërish radha në kohë do të thoshte që nuk do ta dekretonte anëtaren e katërt sepse ndërkohë ishte prishur radha sepse ishin vendosur dy anëtarë nga parlamenti. Ose të shkojmë në disa raste të supozuara.

Ne do të kishim 4 vakanca që do ishin shpallur në të njëjtën kohë. Vetë parashikimi kushtetues kërkon të japi pikërisht përgjegjësinë kushtetuese organit të emërtesës që thotë ‘po’ ky vend vakant është vetëm për këtë organ emërtese për ta zgjedhur. Nëse do kishim 4 kandidatë, do të lindte nevoja që i pari presidentit, i dyti parlamentit, i treti Gjykatës së Lartë po i katërti? nëse nuk do të ishte përcaktuar radha në Kushtetutë, mund të ngrihej parlamenti dhe të thoshte ‘po ky i katërti është vakanca ime’. Prandaj ka të bëjë shumë mirë për t’u kuptuar nga të gjithë që radha në konceptin kushtetues ka të bëjë pikërisht me të drejtën dhe pjesën substanciale të organit të emërtesës që ka detyrimin apo përgjegjësinë për të zgjedhur kandidaturën apo për të vendosur për kandidaturën.

Ju thatë që ka një keqkuptim në përgjithësi sa i përket radhës dhe vakancave. Keqkuptimet lindin nga paqartësitë, nuk do kishte qenë pak më e thjeshtë të ishte shkruar kështu në Kushtetutë?

Unë mendoj që neni 179 paragrafi i dytë i kushtetutës është mjaft i qartë dhe ka të bëjë vetëm me parimin e rotacionit. Gjykata Kushtetuese është përcaktuar që të ripërtërihet në një mënyrë periodike. Nëse nuk do ishte përcaktuar si dispozitë, atëherë do të kishim humbur pikërisht këtë rotacion, këtë rotacion, këtë parim ripërtëritje të Gjykatës Kushtetuese dhe do të ishte e vështirë që edhe në këtë periudhë tranzitore të përcaktohej se kush ishte organi i emërtesës. Është mjaft e njohur në doktrinën kushtetuese nuk ka nevojë për një sqarim më të detajuar sepse edhe vetë ligji për Gjykatën Kushtetuesi, neni 86 parashikon rregullat se si organi i emërtesës duhet të zgjedhë apo vendosë mbi anëtarin e Gjykatës Kushtetuese në bazë të kësaj radhe.

Ju thoni që Presidenti është i keqkuptuar apo ka një plan prapa veprimeve të tij?

Unë po argumentoj me argumente kushtetues, ligjorë mbi bazën e asaj çfarë kam dëgjuar publikisht. Fakti që ka dekretuar kandidaten e katërt që ishte listuar në listë, do të thotë që është kujdesur më shumë për kandidaten, për mërin e kandidates për ta zgjedhur.

Do të ishte e pavend që të diskutohej ajo që Kushtetuta ka vendosur lidhur me mekanizmin zhbllokues. Nëse presidentit nuk ka arritur dot të shprehet për shumë arsye brenda afatit 30 ditor, atëherë automatikisht kushtetua parashikon që vihet në lëvizje mekanizmi zhbllokues, i cili u vendos jo pa qëllim në Kushtetutë. U vendos jo pa qëllim për sa kohë që ka pasur edhe në të kaluarën, pengmarrje, vonesa të proceseve të ndryshme duke lënë të pazgjedhur dhe të paemëruar kryetarët apo anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve të drejtësisë. Fakti që mekanizmi zhbllokues u vendos në lëvizje në momentin që Presidenti nuk u shpreh brenda afatit 30 ditor, automatikisht në kuptimin tim të Kushtetutës, është që znj. Arta Vorpsi e cila ishte renditur e para, ishte zgjedhur automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Është e zgjedhur automatikisht nga Kushtetuta. Nga Kushtetua e varur nga rankimi që KED ka bërë. Nuk e zgjedh dot as Presidenti në momentin që i ka mbaruar afati, as t’i kalojnë kompetencat një institucioni tjetër. E ka ndarë Kushtetuta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK KANË FUND SURPRIZAT E MOTIT/ Reshje shiu në gjithë vendin, ja ku do jenë intensive
Previous article KUJTESTË/ Kur ambasadori Borchardt ndiqte Berishën në fushatë

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT