• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Real Madrid-PSG / BBC apo MCN, cili është “tridenti” më i mirë?
Home
Futboll

Real Madrid-PSG / BBC apo MCN, cili është “tridenti” më i mirë?

13 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Përmendja e tyre shkakton dridhje për mbrojtjet rivale. “Trident”-ët e Real Madridit dhe të PSG-së janë ndër më të spikaturit në Europë. I dyti është në modë prej disa kohësh. I përbërë nga Mbappé, Cavani dhe Neymar, sulmi i PSG-së po terrorizon Europën këtë sezon. Por ai nuk është i vetmi. Përballë do të ketë BBC, “trident”-in e Real Madridit: Benzema, Bale dhe Cristiano Ronaldo.

Cili është më i miri? Ato janë dy “tridentë”, por në Ligën e Kampionëve vetëm njëri mund të mbretërojë. Dhe kjo do të zbulohet në përplasjen e 1/8 finale të Champions-it, ndërmjet Real Madridit dhe PSG-së, pas dy “akteve” mes tyre. “Akti” i parë luhet këtë të mërkurë, në “Santiago Bernabéu”. I dyti, pas një jave në “Parc des Princes”.

Cili do të shkojë përpara, kjo do të varet më së shumti nga suksesi i golave ​​të dy “trident”-ëve. MCN, në aktivitet të plotë. BBC, në kuota të ulta, por me shpresën e rikuperimit në Champions. Cristiano Ronaldo, veçanërisht, ka qenë në formë maksimale në Ligën e Kampionëve. Ai ka qenë “Pichichi” në pesë edicionet e fundit radhazi të këtij kompeticioni. Ai, gjithashtu, është golashënuesi kryesor në Ligën e Kampionëve për këtë sezon. Portugezi ka shënuar 9 gola në 6 ndeshje dhe është i vetmi lojtar, që ka realizuar në të gjitha ndeshjet.

MCN është në një moment mbresëlënës. Deri më tani, këtë sezon, në 38 ndeshje që PSG ka luajtur, 71 gola janë vulosur nga Mbappé, Neymar dhe Cavani. Uruguajani dhe braziliani kanë shënuar nga 28 gola secili, ndërsa francezi ka kontribuar me 15 gola. Numra të paarritshëm për BBC, këtë edicion. Mungesa e suksesit dhe e lëndimeve e kanë zvogëluar potencialin e “trident”-it të Real Madridit. Në këtë fazë të fushatës dhe me një ndeshje më shumë se PSG-ja, BBC ka 40 gola, 31 gola më pak se “francezët”.

Numrat e MCN
2017-2018: 71 gola (Cavani 28, Neymar 28 dhe Mbappé 15)

Numrat e BBC
2013-2014: 59 gola (Cristiano 33, Benzema 15 dhe Bale 11)
2014-2015: 76 gola (Cristiano 43, Benzema 17 dhe Bale 16)
2015-2016: 77 gola (Cristiano 40, Benzema 23 dhe Bale 14)
2016-2017: 47 gola (Cristiano 25, Benzema 13 dhe Bale 9)
2017-2018: 40 gola (Cristiano 24, Benzema 7 dhe Bale 9)

Por, Cristiano, Bale dhe Benzema nuk janë në momentin e tyre më të mirë dhe, në krahasimin aktual, mposhten dukshëm nga të dhënat e MCN-së, një treshe sulmuese që po zbukuron Europën dhe botën me 71 golat e vet. BBC i sezonit 2015-2016, në 38 ndeshje, njësoj sa ka luajtur PSG-ja deri tani, kishte lënë shenjën e 77 golave: 40 gola nga Cristiano, 23 nga Benzema dhe 14 nga Bale.
Në sezonin 2014-2015, madrilenët i kishin përmirësuar edhe regjistrimet aktuale të MCN. Deri atëherë, ata shtuan 76 gola. Dhe u shfaq një CR7 yjor, që shënoi 43 gola, 17 francezi dhe 16 uellsiani.

Një sulm prej 466 milionësh dhe një rekord në Champions
Nga dy “trident”-ët, më i shtrenjti është ai i PSG-së. Kohën dhe paratë e tij, Nasser Al-Khelafi, pronar dhe president i ekipit francez, i ka dedikuar për një sulm të frikshëm. Pas verës së kaluar, kur shpenzoi 222 milionë euro për Neymar dhe 180 milionë të tjera për Mbappé 180, të cilave duhet t’u shtohen edhe 64 milionë të paguara për Cavanin në vitin 2013, përbëjnë një total prej 466 milioën eruosh.

Në këtë drejtim, PSG-ja ka tejkaluar Real Madridin dhe të gjitha klubet në këtë Champions. Francezët kanë vendosur një rekord të ri në një fazë grupesh të Ligës së Kampionëve. Deri më tani, Borussia Dortmund kishte rekordin, e cila, në sezonin 2016-2017, e përfundoi këtë raund me 21 gola të shënuar. Por, të besuarit e Unai Emery e kanë “shkatërruar” atë rekord, sepse kanë shënuar 24 gola. Nga këto, 16 gola mbajnë vulën e MCN: 6 nga Neymar, 6 nga Cavani dhe 4 nga Mbappé.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjykata vendos dënimin për të pandehurin, të dënuarit i bie të fikët në sallë, kur mëson se sa kishte...
Previous article Pse u rrëzua avioni? ‘Bënë gjithçka gabim, ata i vranë 71 njerëz’, flet piloti i njohur rus

Q.Autor

Postime të ngjashme

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe Futboll

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa Futboll

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer Futboll

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT