Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar pas lajmeve në media se ai është arratisur nga vendi.
I pyetur nga CityNews se ku ndodhej, ai është përgjigjur nëpëmjet një mesazhi: “Jam larguar nga vendi sot në drekë, për punët e mia personale dhe rikthehem nesër në mbrëmje”.
Me një fjali Saimir Tahiri, ka mbyllur çdo zhurmë që po krijohet në media për një arratisje të mundshme.


