Pas dorëzimit të mandatit të deputetit, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahirit, ka reaguar Spartak Braho, kandidati në listë pas Tahirit.
Braho u shpreh se nuk kam vendosur ende çfarë vendimi do marr, pres shpalljen e vakancës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Nuk kam vendosur nëse do e pranoj mandatin. Jam në pritje që KQZ të shpallë vakancën. Kur të shpallet vakanca, do të përcaktoj qëndrimin”, tha Braho. /AlpeNews.al


