• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REAGON SËRISH PËR FUSHATËN E BASHËS/ Rama: Uroj që asnjë prej tyre mos të infektohet e jo më të ndërrojë jetë
Home
Politikë

REAGON SËRISH PËR FUSHATËN E BASHËS/ Rama: Uroj që asnjë prej tyre mos të infektohet e jo më të ndërrojë jetë

1 April, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

I ashpër ka qenë në fjalimin e tij kryeministri Edi Rama teksa komentoi fushatën e Partisë Demokratike, ndërsa kujtoi deklaratat e tij të mëparshme.

Në një takim nga Rrogozhina, ku të pranishëm janë fermerë, kreu i qeverisë tha se kreu i PD-së, Basha, që sillet si dhëndër pa nuse në dasmat që organizon në rrugët e vendit, po rrezikon qytetarët që të infektohen me COVID.

Ai e cilësoi fushatën e PD-së një sjellje të papërgjegjshme, duke thënë se opozita është antishteti.

“Këta njerëz i sheh larg klubeve të natës dhe që dërdëllisin pa pushim, duke mos i thënë punës së tyre; mirëmëngjes. Jeni ju baza e një transformimi që është i pamohueshëm në sektorin e bujqësisë që ka 2 fakte, që tregojnë se ne jemi në drejtimin e duhur. E para; në këto 7 vite e pak që jemi në krye të detyrës kemi dyfishuar sipërfaqen e tokës ku punohet. Sot jemi në 250 mijë. Ka ende sipërfaqe për t’u mbuluar me punë, ku ne duhet të arrijmë të çojmë kanalet kulluese dhe ujitëse. Më e madhja është bërë. Pjesa më e tmerrshme e një llumi që kishte mbuluar kanalet e bujqësisë, është lënë pas. Shifra e dytë është shifra e prodhimit. Deri para 7 vitesh e kusur Shqipëria importonte 7 dhe eksportonte 1. Sot Shqipëria importon vetëm 3 dhe eksporton 1. Që do të thotë se rënia e importit të prodhimeve bujqësore lidhet me rritjen e prodhimit në vend. Ne i kemi çuar eksportet e bujqësisë nga 1 mln në 400 mln. Me planet tona do i çojmë në mbi 100 mld. Kjo do të thotë; më shumë të ardhura për ju. Ju e dini se shteti ka qenë në krahun tuaj. Qoftë me skemat kombëtare, qoftë me mbështetjen nga fondet. Kur morën detyrën Shqipëria ishte e fundit në Ballkan për thithjen e fondeve të BE për vendin. Ata që sot duan të kthehen prapë, nuk arrinin dot që të bënin një projekt për të marrë ato fonde. Sot është e para për thithjen e fondeve nga BE. Kemi krijuar një agjenci europiane, atje me një mike tonën, që ka bërë skuadër fantastike për të ndihmuar fermerët. Ne duam të çojmë përpara punët e nisura, por na kanë dalë këtë xhakajdurët, si një shportë, mbledhur si para shkollave. Duke krijuar një tabor krushqish dhe duke e sorollatur nëpër Shqipëri. Ajo që po bën Basha bashkë me ata që organizojnë ato dasma pa nuse, është e turpshme, një rrumpallë kriminale, pasi ato janë vatra infektimi. Ne kemi ngritur në të gjithë Shqipërinë vatra vaksinimi. Jemi një nga vendet e rajonit që kemi ngritur vaksinimin masiv. Do të dalin në mes të vendeve lartë në Europë për vaksinimin. Ata s’duan që t’ja dinë as për njerëzit e tyre. Janë aty me gishta, me flamuj, me ulërima. Ku kanë gjetur shesh bëjnë përshesh. Dy-tre javë do virusi që të zhvillohet dhe të kapi fytin. Unë uroj që asnjë prej tyre mos të përfundojë në spital e jo më të ndërroj jetë. Por ashtu siç veprohet, është e qartë për çdo shqiptar që ka dy mend në kokë, mesazhi është që ata janë antishteti. Janë rrumpalla, paaftësia dhe dëmi që i rri në kokë këtij vendi. Nuk kanë bërë një punë të hajrit. Sa herë e kanë marrë detyrën. Ndërkohë qëne kemi ardhur sot këtë me një skuadër me të re.”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DASHURIA IME PËR TY..."/ Vëllai i Elita Rudit feston ditëlindjen, moderatorja zgjodhi fjalët më të bukura për ta uruar
Previous article SHQIPËRIA 12-VITE NË NATO/ Xhaçka: Ja kemi dalë të fitojmë besimin e aleatëve...

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT