• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REAGON PËR SHQIPTARËT E BLLOKUAR NË KUFIJ/ Pandeli Majko i përgjigjet Vasilit: Ish-socialisti kënaqet duke goditur ish-shtëpinë, rezultatet e post-luftës do jenë…
Home
Politikë

REAGON PËR SHQIPTARËT E BLLOKUAR NË KUFIJ/ Pandeli Majko i përgjigjet Vasilit: Ish-socialisti kënaqet duke goditur ish-shtëpinë, rezultatet e post-luftës do jenë…

6 April, 2020 k.autor Politikë

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, reagon për herë të parë situatën e krijuar në kufij, ku shumë emigrantë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar prej ditësh, pasi nuk lejohen të futen në Shqipëri, për shkak të mbylljes së kufijve nga koronavirusi.

Teksa thekson se vendi është në luftë, ministri Majko shkruan në “Facebook” se “Shqetësimi për qytetarët e bllokuar në kufi është legjitim! Shpresoj, që rregullat e emergjencës dhe task-forca që drejton atë do të gjejnë mekanizmin e zgjidhjes së situatës!”

Ndër të tjera, Majko i përgjigjet dhe akuzave të nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili, teksa shkruan se “Sot pash se një ish-socialist (Petrit Vasilin) që gjen kënaqësinë duke goditur ish-shtëpinë e tij. Ai aludonte se nuk po bëhej (dhe bëja) asgjë për fatin e njerzve të bllokuar në kufirin shtetëror nga emergjenca kombëtare”.

Mesazhi i plotë i Majkos:

REAGIM…

Qëndrimi në shtëpi për një kohë relativisht të gjatë nxit fantazinë. Sot pash se një ish-socialist (Petrit Vasilin) që gjen kënaqësinë duke goditur ish-shtëpinë e tij. Ai aludonte se nuk po bëhej (dhe bëja) asgjë për fatin e njerzve të bllokuar në kufirin shtetëror nga emergjenca kombëtare.

Logjika të tilla në “kohë kolere” janë të justifikuara! Inati e ka rrugën e gjatë! Puna si rregull bëhet në zyrë dhe ku nuk kam munguar asnjë ditë!

Megjithëse jashtë fushës së përgjegjësisë sime, por me përgjegjësi njerëzore kam komunikuar prej ditësh me Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm, Ministren e Shqëndetësisë, Ministrin në detyrë për Europën dhe Politikën e jashtme, zëvendësministren e brendshme dhe zëvendësministrin (tjetër) në Ministrinë e për Europën dhe Politikën e Jashtme… dhe vazhdoj të komunikoj.

Shpresoj, që rregullat e emergjencës dhe task-forca që drejton atë do të gjejnë mekanizmin e zgjidhjes së situatës!

Kjo është luftë! Dikush mund ti duket retorikë por ende ska kuptuar se bota po ndryshon me egërsimin e gjendjes së pandemisë! Dhe kjo që po ndodh është një gjendje lufte e paprecedent! Rregullat e saj janë të ashpra dhe urdhërat diskutohen vetëm pas mbarimit të saj!

Por, edhe në luftë, diskutimet janë të lejuar nga distanca! Dikush nuk sheh aspak luftën por interesat e pushtetit pas saj! Dikush do të thotë se ai është më burr i “zoti”. Psherëtimat politike në kohë kolere kanë erën e saj!

Duke njohur gjendjen e luftës ju siguroj se kam parë të gjithë të vërtetat që mund të duroj. Ky është momenti ku ndahen karakteret dhe ndarjet politike kanë të bëjnë shumë pak!

Kjo është një kohë e cila kërkon reflektim dhe jo “batuta”. Rezultatet e post-luftës aktuale do të jenë të trishta. Ato do të godasin ekonominë dhe elitat politike të qarta në paqartësi!

Opozita në Tiranë është e qartë vetëm për atë që nuk do! Diskretitimi i marrdhënies politike nuk është opozitarizmi më efikas!

Opozita nuk ka kuptuar se bashkë me virusin ndarjet e ideologjisë e majtë e djathtë po “vdesin” nën presionin e opinionit publik të rrjeteve sociale! Një milion refugjatë sirianë ndryshuan një pjesë të strukturës politike europiane. Në një pjesë të Europës ndodhi “zëvendësimi” i opozitave! E njëjta situatë rrezikon edhe në Shqipëri!

Shqetësimi për qytetarët e bllokuar në kufi është legjitim! Mënyra e të kërkuarit është sikur në Shqipëri ska ndodhur asgjë, a thua se ka ikur energjia elektrike e cila do të vijë pas pak…!

Ju siguroj se jemi në punë pa qenë on-line! Publiku do rezultate dhe jo një teatër partizan në rrjetet sociale. Kujdesi i tepërt në emergjencën kombëtare është ana e keqe por edhe ana më emirë e trajtimit të kësaj krize nga qeveria. Kush dëshiron të ndihmojë është i mirëpritur! Kush dëshiron të kritikojë e ftoj për mirëkuptimin që fuksionon në të tilla raste! Uroj të kuptoni rregullin e artë të Luftës. Ai është, të shpresosh më të mirën dhe të përgatitesh për më të keqen! Besoni të parën dhe mos haroni të dytën!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Hasi e Shkodra, "Kampionë" të prillit
Previous article KORONAVIRUSI/ Lleshaj flet qartë: Kush është rezident nuk do lejohet të vijë në Shqipëri

k.autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT