Kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Fredi Beleri ka reaguar pasi me vetëm 19 vota para ka arritur që të fitojë kundrejt Jorgo Goros.
“Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua ti nënshtrojë.
Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!”, shkruhet në reagimin e Belerit të publikuar në llogarinë e tij në Facebook.


