Këshilltari i LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Naim Halili, i cili bashkoi votat me këshilltarët socialistë për miratimin e disa vendimeve të rëndësishme për qytetin, thekson se vota e tij “pro” ishte për të mos bllokuar punën në Tiranë.
Duke vlerësuar punën e bërë deri më tani nga kryebashkiaku Veliaj, këshilltari Halili sqaron se për sa kohë Veliaj do punojë, ai do të vazhdojë ta mbështesë me votë në këshill.
“Kryetari i Bashkisë po punon dhe nuk dua të hyj në histori si dikush që bllokoi punën në Tiranë! Për sa kohë që do punojë, do vazhdoj ta mbështes me votë në këshill”, deklaroi anëtari i këshillit bashkiak Tiranë, Naim Halili.
Pasditen e sotme Keshilli Bashkiak i Tiranes miratoi disa nga projektvendimet e propozuara nga Bashkia, por me surprizen se mazhorances se udhehequr nga PS, i jane bashkuar edhe dy vota nga opozita.
Per t’u quajtur te miratuara, projektvendimet kerkojne minimalisht 31 vota, te cilat jane arritur fale votes pro qe kane dhene 1 anetar i LSI dhe 1 nga PD.
Nje levizje qe vjen krejt e papritur nga radhet e opozites. Nderkaq, mesohet se anetarja e vetme e FRD ne Keshill nuk ka votuar fare per projektvendimet e propozuara nga bashkia e Tiranes.


