Pas publikimit të lajmit në media, ai ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” duke shpjeguar edhe arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi.
Ai thotë se dorëheqja e tij nuk ka lidhje me skandalin me kontrabandën e cigareve në Portin e Durrësit, të ndodhur një ditë më parë.
“Sqarim! Menjehere kazani mediatik beri ate qe sduhej! Ngaterroj nje çeshtje me nje tjeter! Nuk ka lidhje pozicioni i drejtorise qe une mbaja menkontrabanden e mallrave! Jane dy kahe te kundert! Shoket gazetare te interpretojne me mire veprimet! Dorheqja ime ka lidhje vetem me karrieren time profesionale!”, shkruan Fatjon Sulaj.



