• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Reagon drejtori i Autoritetit Portual: Tenderi për palestrën, u bë nga paraardhësi im
Home
Sociale

Reagon drejtori i Autoritetit Portual: Tenderi për palestrën, u bë nga paraardhësi im

26 November, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Artjan Qirici, pas lajmit të publikuar në TPZ.AL, ka reaguar për herë të parë në lidhje me tenderin për ndërtimin e një palestre në port.

TPZ.AL publikoi dokumentet si dhe shumën e përdorur për këtë palestër. Ndërkohë drejtori është shprehur se investimi ka qenë i paraardhësit të tij. Ai thotë se tenderi është firmosur para se ai të merrte postin e drejtorit si edhe ky projekt synon t’i vijë në ndihmë forcave të sigurisë të Portit.

Ndërkohë, drejtor i Autoritetit Portual Durrës, para Qiricit, ka qenë Aleksandër Lipivani, i cili vinte nga radhët e LSI-së.

Lidhur me dyshimet se për çfarë mund ti shërbejë portit, një palestër, Qirici justifikohet duke thënë se palestra do të jetë për forcat e sigurisë. Por një palestër të tillë nuk e kanë në dispozicion as efektivët e policisë të cilët përplasen çdo ditë me keqbërës.

Më poshtë reagimi i plotë:

“Tenderi i veglave për palestër është në përmbushje të realizimit të planit të blerjeve të Plan Biznesit 2017 që ne po mbyllim. Unë jam me postin e drejtorit vetëm prej një muaj tashmë dhe jam i obliguar t’i përmbush realizimin e këtij plani, miratim dhe vendim i Këshilli Drejtues.

Unë ndodhem në mes të procedurës e cila ka filluar kohë më parë qoftë me vetë Plan Biznesin, por edhe me dokumentin e tenderit. Të cilat janë realizuar kohë më parë nga grupi i punës dhe të zbatim të plotë të APD-së.

Drejtori Ekzekutiv nuk bën asgjë në kundërshtim apo të pengojë realizimin e Plan Biznesit të aprovuar nga Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës. Përkundrazi detyra jonë është të bëjmë më të mirën në zhvillimin e portit.

Blerja e këtyre veglave gjimnastikore janë në vazhdim të një projekti i cili ka filluar me krijimin e kushteve të një palestre moderne. E cila do të vijë në ndihmë të forcave të sigurisë të Portit (155 në total). Dhe në kuadër të përgatitjeve të përgjithshme, ne planifikojmë edhe qitje me pistoletë, por edhe një sërë normash të tjera në zbatim të “Internacional Standart of Ports Sicurity”. Të cilën prej vitesh tashmë jemi duke e zbatuar me sukses,”-thotë Qirici.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Veshja me lëkurë, ja pse nuk do iki kurrë nga moda
Previous article ALFRED PEZA/ Një formulë për të mos u marë me politikë gjatë festave!

k.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT