Aktvistja dhe mbështetësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Evi Kokalari ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme gjatë protestës në selinë e PD-së ditën e sotme.
Kokalari dënon dhunën dhe i bën thirrje gazetarëve të bëjnë të njëjtën gjë publikisht.
“Kjo gjendje është e papranueshme”, shkruan Kokalari në rrjetet sociale.
Kujtojmë se nga ajo që u pa në protestë, episode dhune u shënuan si nga protestuesit e Sali Berishës, por edhe nga disa mbështetës të Lulzim Bashës që ndodheshin brenda selisë.
Reagimi i plotë i Kokalarit:
Jo dhunës në Shqipëri!
I bëj thirrje të gjithëve, duke futur këtu dhe gazetarët, që të dënojnë dhunën e sotshme. Kam ditë që kërkoj mos përdoret dhunë ndaj askujt dhe këtë e kam bërë duke u nisur nga informacionet që kishim.
Ngrini zërin dhe dënoni dhunën me mesazhet dhe postimet tuaja! Kjo gjendje është e papranueshme.


