Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet një postimi në “Twiter” ka përshëndetur miratimin dhe ka uruar Zaev dhe Tsipras.
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur miratimin e Marrëveshjes së Prespës nga ana e parlamentit grek. Në një postim në Twitter ku i drejtohet homologëve të tij Tsipras dhe Zaev, Rama iu shpreh respektin dhe urimet e tij për këtë marrëveshje siç e quan ai historike.
“Sërish respekte dhe urime për Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev për marrëveshjen e tyre historike dhe dhënien fund të konfliktit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Rama: E vështirë, mund të prodhojë politikë të vjetër lokale por është realizuar shumë mirë miqtë e mi”, shkruan Rama ndër të tjera.
Again my respect and congratulations to @atsipras and @Zoran_Zaev for their historical achievement and the end of the long conflict between Greece and Northern MacedoniaIt was tough and it will still produce some local old politics, but it’s really very well done dear friends.”


