• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RASTI I PARË I ‘FRUTHIT’/ Specialistja e Shëndetit udhëzon prindërit për vaksinimin e fëmijëve
Home
Sociale

RASTI I PARË I ‘FRUTHIT’/ Specialistja e Shëndetit udhëzon prindërit për vaksinimin e fëmijëve

19 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Numri i fëmijëve të prekur nga Fruthi në vendin tonë ka shkuar në 19. Ata po marrin kujdes mjekësor në Pediatrinë e QSUT, ndërkohë që rreziku i përhapjes së virusit është prezent.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ka treguar për herë të parë sesi ka hyrë ky virus në vendin tonë, këto ditët e fundit.

Bino thotë se Fruthi në Shqipëri hyri nga kontakti i një fëmijë me një burrë nga Kosova, në ambientet e QSUT.

“Fruthi në Shqipëri hyri nga kontakti i një fëmijë me një burrë nga Kosova, në QSUT.

Nuk ka vend për panik në vendin tonë, pasi nuk ka një epidemi masive. Por ekziston rreziku që fëmijët e pavaksinuar të preken nga fruthi.

Këshillojmë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre, të mos hezitojnë, pasi në të kundër fëmijët e tyre rrezikojnë më shumë.

Kujtojmë se fruthi përhapet përmes ajrit, prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm, mos të çojmë fëmijët e tyre në spitale apo pediatri pa qenë nevoja urgjente.

Të shmangin kontaktet me ambientet ku mund të merret virusi”, u shpreh Bino.

Fëmijët e prekur nga virusi i Fruthit janë të gjithë nën moshën 3 vjeç e mes tyre ka edhe fëmijë nën dy vjeç të gjithë të pavaksinuar me vaksinën MMR, e cila të mbron 100% nga Fruthi, shytat dhe rubeola.

Shkak për mosvaksinimin në moshën 1-vjeçare të fëmijëve janë prindërit që mendojnë se vaksina shkakton efekte anësore të spektrit autik.

Mes prindërve që nuk i vaksinojnë fëmijët ka edhe besimtarë të disa sekteve brenda besimit islam që mendojnë se vetë vaksina është përhapës i sëmundjeve të rënda.

Bino thekson se vaksina e Fruthit nuk shkakton autizëm.

“Sa i takon vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizëm.

Është e vërtetë se disa prindër hezitojnë për t’ia bërë vaksinën fëmijës së tyre. por janë kryer qindra studime që vërtetojnë se vaksina nuk shkakton autizëm.

Vetë fruthi shkakton probleme të mëdha tek njeriu, sidomos tek fëmija.

Mund të shkaktojë probleme që mbeten për gjithë jetën. Nuk duhet të shtyhet vaksina kundër gripit”, u shpreh specialistja e ISHP.

/balkanweb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RIKTHEHEN PËRMBYTJET"/ Gjeoshkencat: Po ju PARALAJMËROJMË se cilat janë zonat që do të preken
Previous article Krasniqi humbë në finale, ndalet vetëm me medaljen e argjend

g.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA AKSIDENTI/ Gjatë rënies, betonieria përplasi një makinë tjetër! Ndërron jetë shoferi i mjetit të rëndë Aktualitet

DETAJE NGA AKSIDENTI/ Gjatë rënies, betonieria përplasi një makinë tjetër! Ndërron jetë shoferi i mjetit të rëndë

AKSIDENT I FRIKSHËM NË TIRANË/ Betonieria bie nga lartësia Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË TIRANË/ Betonieria bie nga lartësia

POLICIA RRUGORE BËN BILANCIN: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë Aktualitet

POLICIA RRUGORE BËN BILANCIN: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT