• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RASTI I TRETË/ Si po i vret DROGA SHQIPTARËT në Ekuador. Enigma e ekzekutimit të çiftit (DETAJE)
Home
Sociale

RASTI I TRETË/ Si po i vret DROGA SHQIPTARËT në Ekuador. Enigma e ekzekutimit të çiftit (DETAJE)

18 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ekzekutohen në Ekuador një shqiptaro-malazez dhe bashkëshortja e tij ekuadoriane. Mediat vendase shkruajnë se 64-vjeçari Fadil Kaçaniç dhe bashkëshortja e tij 63-vjeçare ekuadoriane u gjetën të vrarë në një zonë të banuar pranë qytetit të Guajakilit, në perëndim të vendit.

Dyshohet se shqiptaro-malazezi ishte i përfshirë në trafikun e kokainës. Shtypi ekuadorian shkruan se Kaçaniç ishte qëlluar për vdekje me tre plumba, ndërsa bashkëshortja ishte goditur me sende të forta. Krimi ka ndodhur të mërkurën.

Trupat e tyre u gjetën pranë një autostrade jo shumë larg vendit ku banonin. Hetuesit thanë se bëhet fjalë për disa pjesëmarrës në krim, të cilët hynë në shtëpinë e tyre të veshur si policë. Pasi i vranë, ata u kishin marrë edhe një shumë të madhe parash që dyshohet se Kaçaniç i kishte përfituar nga trafiku i drogës. Ekzekutorët lëviznin me dy automjete me xhama të errët.

Hetime po kryhen për lidhjet mes këtij rasti me ngjarjeve e dy viteve të kaluara. Rasti i parë është ai i Majit të 2016-ës kur shqiptari Ilir Hidri u qëllua për vdekje në Guajakil.
Ai u vra me 3 plumba pas koke, siç edhe u mësua më vonë nga një tjetër shqiptar. Ilir Hidri dyshohet se është vrarë pasi prej disa kohësh ai ishte inflitruar në një rrjet të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë e Shqipëri.

Ndërsa i dyti, plagosja e kosovarit Remzi Azemit, të dy të dyshuar si trafikantë kokaine.
Ngjarja: Azemi lëvizte me një automjet të blinduar, kur iu afruan dy persona që lëviznin me motoçikletë. Ata qëlluan në drejtim të tij 4 herë. Azemi ndodhej në shoqërinë e bashkëshortes së tij me origjinë shqiptare, si dhe vajzës 3 – vjeçare.

Azemi kishte ndaluar automjetin, teksa bashkëshortja e tij po tymoste një cigare. Ajo kishte hapur përgjysmë xhamin e automjetit dhe pikërisht kjo hapësirë është shfrytëzuar nga atentatorët për të qëlluar në drejtim të tij.


Lidhja: Azemi kishte patur lidhje edhe me shqiptarin Ilir Hidri, 39 – vjeçarin e vrarë më 30 Maj po në Guayaquil, ngjarje që dyshohet se ka lidhje gjithashtu me pazaret e drogës. Shefi i Antikrimit asokohe tha gjithashtu se Azemi jetonte në një shtëpi me qera në pronësi të Hidrit.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLORIDA/ Policia ka gjetur të gjithë trupat nga rrënojat e urës së shembur
Previous article Si të shmangni fryrjen e barkut dhe gazrat, ja si duhet të veproni

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT