• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RASTET TRAGJIKE/ U mbytën në lumë, dhe…iu “vonuan” edhe POLUMBARËT. Apelet e trishta të familjarëve
Home
Sociale

RASTET TRAGJIKE/ U mbytën në lumë, dhe…iu “vonuan” edhe POLUMBARËT. Apelet e trishta të familjarëve

4 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë ku një grua 59 vjeçe dyshohet se është hedhur në lumin Vjosë. Sipas familjarëve, gruaja ishte e paralizuar dhe vuante nga skleroza.

Çka e bën më të rëndë është fakti se ngjarja ka ndodhur ditë më parë, e ndërsa vetëm sot polumbarët kanë shkuar në vendngjarje.

Fatkeqësisht, raste të ngjashme ka plot. Disa prej tyre janë gjetur ditë më vonë e të tjerëve u është dashur disa herë apel drejtuar shtetit e ministrave në mënyrë që të fillonte puna për gjetjen e trupit.

Çfarë ndodhi:

Mbytet në lumin Vjosë gruaja 59-vjeçare, familjarët bëjnë apel për ndihmë

Një 55-vjeçare nga Ferrasi i Fierit ka humbur kontaktet me familjen prej dyd itesh. Bëhet fjalë për Shaqe Nexhipin, nënë e dy fëmijëve.

Familjarët dyshojnë se mund të jetë mbytur në lumin Vjosë. Në momentin kur është larguar nga banesa, gruaja ka qenë e vetme, nuk ka pasur njerëz në shtëpi.

I shoqi i 55-vjeçares, Faslli Nexhipi, thotë se gruaja e tij është e sëmurë, invalide, dhe se ka tentuar dhe herë të tjera të mbytet.

Ai kërkon ndihmën e polumbarëve për nxjerrjen e trupi duke i bere apel shtetit ti ndihmojë. Vetëm sot u bë e mundur që polumbarët të shkonin në vendngjarje.

*Rastet

Mbytet i riu në Vjosë, familjarët apel ministrit

Të afërmit e adoleshentit Dritan Shametaj që u mbyt në lumin Vjosë në Fier po vijuan vetë kërkimet për gjetjen e trupit. Në ndihmë të tyre nuk kanë shkuar polumbarë apo forcat e policisë, çka nuk ka sjellë asnjë rezultat nga kërkimet. Për këtë arsye familjarët i bënë apel organeve kompetente të ndërhyjnë.

Babai i 17-vjeçarit, Bashkim Shametaj i kërkuan asokohe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për ndihmë. Ai i ka kërkuar të dërgojë polumbarët për të gjetur trupin, pasi lumi Vjosa është i thellë.

Ngjarje tragjike që i mori jetën sot 55-vjeçarit Fran Bardhi në Mirditë

Bardhi, banues në fshatin Ndër-Fanë, u mbyt pasi ndërkohë që punonte u rrëzua dhe e mori rrjedha e lumit Fan.
I biri i 55-vjeçarit, Altin Bardhi tha se ata kishin kërkuar ndihmë nga polumbarët, por këta të fundit nuk kishin ardhur. “Kërkuam ndihmë nga policia e polumbarët, por ata nuk kanë ardhur.

Vetë ne me banorët e zonës po kërkojmë për trupin e babait tim,” tha Altini.

Drama e familjarëve në pritjen për polumbarët, mbyten dy kushërinjtë

Shpresonin t’i gjenin gjalle, por i gjeten te mbytur ne kenete. Familjaret munden te terheqin pas mesdite trupat e pajetë të 17-vjecarëve, Rei dhe Berti Tahirllarit, kushërinj me njëri-tjetrin qe u nxorrën të mbytur nga këneta e fshatit Qatron.

Plackat e tyre u gjendën buzë kënetës dhe kjo coi ne dyshimet se, te rinjte kane hyre per t’u lare ne kenete. Sipas familjarëve, shteti vonoi ore të tera për gjetjen e tyre. 

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Letra: Unë, 21-vjeçarja që po e ruaj virgjërinë për bashkëshortin
Previous article BLLOKOHET AUTOSTRADA TIRANË-DURRËS/ Radha arrin në disa kilometra

F.autor

Postime të ngjashme

SI HYRI ERMAL BEQIRI NË BOTËN E BIZNESIT/ Nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI Aktualitet

SI HYRI ERMAL BEQIRI NË BOTËN E BIZNESIT/ Nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI

KALLËZIMI NË ITALI NDAJ ALTIN DUMANIT/ Reagon SPAK: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit nga një procedim penal Aktualitet

KALLËZIMI NË ITALI NDAJ ALTIN DUMANIT/ Reagon SPAK: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit nga një procedim penal

ALARM KIBERNETIK NË SHQIPËRI/ Mbi 14.6 milionë tentativa sulmesh në vetëm gjashtë muaj Aktualitet

ALARM KIBERNETIK NË SHQIPËRI/ Mbi 14.6 milionë tentativa sulmesh në vetëm gjashtë muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT