• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RASTET NË RRITJE NË SHQIPËRI/ Flet 21 vjeçarja: Si u përballa e vetme me depresionin
Home
Sociale

RASTET NË RRITJE NË SHQIPËRI/ Flet 21 vjeçarja: Si u përballa e vetme me depresionin

31 May, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Personat me depresion në Shqipëri janë në rritje.

Edhe pse është një çështje tabu, specialistët thonë se ndërgjegjësimi ka filluar. ABC News ju sjell historinë e një 21 vjeçareje dhe sfidat me opinionin paragjykues.

Depresioni është një kurth nga i cili është vështirë të dalësh, por nuk është e pamundur. E thotë kjo 21- vjeçare nga një fshat i Tiranës, ndërsa ka buzëqeshjen e fitores:

“Ndonjëherë shkaku është një gjendje shpirtërore dhe jo arsye të tjera. Thjesht ti e çon veten në depresion. Më shumë shkak ishte shkolla, degën që pëlqeja nuk e kapa dot dhe më dukej vetja e padobishme e paaftë për asgjë. Mendoja vetëm për keq, nuk kisha fuqi as të luftoja”

Gjykimi i opinionit është një peshë që e mbart edhe sot, së pari për të mos u identifikuar, qoftë edhe duke shmangur psikologun.

“Mentaliteti i shqiptarëve, ke shkuar te psikologu? atëherë ke një problem dhe nuk shkova të psikologu”

Depresioni vazhdon të jetë një temë tabu në shoqërinë tonë, edhe mes më të rinjve. Tabuja vijon edhe me marrjen e ndihmës tek psikologu. Edhe vetë ideja duket e papranueshme.

Depresioni është një gjendje që nuk kursen askënd e vjen në rritje sipas specialistëve. Psikiatrja Arjana Rreli thotë se ndërgjegjësimi gjithashtu në rritje, po e tejkalon tabunë e kontrollit të specializuar.

“Një episod depresiv mund të ndodhë te 1 në 7 persona, kjo do të thotë se kjo është një problematikë që haset rëndomë”.

Hapi i parë sipas mjekes është që të pranosh se depresioni është një problem.

“Ndërhyrjet bëhen më të shpejta, shkurtohet koha e vuajtjes se individit dhe rezultate merren shumë herë më të mira në kohë duke parandaluar edhe komplikacionet por dhe invalidizimin e personit që në këtë sëmundje ndodh nëse nuk trajtohen në kohën e duhur”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME ARDHJEN E CONTES TEK INTERI/ Wanda Nara zbulon se çfarë do të bëjë Icardi
Previous article NGA FIKSIMET TEK PARANOJAT/ Këto janë gjërat tek një mashkull që femrat nuk i ndryshojnë dot

k.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali Aktualitet

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT