• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RASTET MË TË “ÇUDITSHME” TË PROSTITUIMIT/ Nga Anushja që “udhëhiqte” grupin e vajzave në Tiranë deri tek “Goni” në Francë me…
Home
Breaking News

RASTET MË TË “ÇUDITSHME” TË PROSTITUIMIT/ Nga Anushja që “udhëhiqte” grupin e vajzave në Tiranë deri tek “Goni” në Francë me…

18 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ndonëse është një prej çështjeve më të diskutuara që prej dekadash, fakti që vajza shqiptare të reja shpeshherë edhe të mitura kryejnë aktivitete prostituimi në shtetet fqinje (kryesisht Itali dhe Greqi) por edhe në vendin tonë (në Tiranë përshembull) bën që të ri-sillet edhe njëherë në vëmendjen mediatike.

Një prej rasteve të fundit ishte lajmi i sotëm i publikuar edhe në median e ALPENews.al e cila raportoi ngjarjen.

Por sot ne kemi vendosur të listojmë disa prej rasteve më të çudtishme le të themi (edhe pse mbetet hapësirë për t’u diskutuar për të) të prostituimit të vajzave shqiptare si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

ALPENews.al ju njeh me disa prej rasteve të mëposhtë duke filluar me një prej më të “bujshmëve” në mediat e kohës për nga operacioni policior i organizuar për të kapur bandën e shqiptarëve.

Rast prostitucioni në Abruzzo

RASTI  – “Grupi me Shqiptarët e zotë”

Në Abruzzo de Pescara, policia ka zhvilluar me strukturat e saj një operacion blic spastrimi në rrugë dhe bare për vepra të paligjshme. Mbrëmjen e djeshme, agjentët e kuesturës dhe sektori i parandalimit të krimit në Abruzzo de Pescara, Policia Rrugore dhe skudra e shpejtë kanë ndaluar 26 persona dhe ndërmjet tyre, 2 shqiptarë. Ndër të ndaluarit ishin edhe 3 gra, që u dërguan në polici për t’u pyetur për arsyet e qëndrimit në Itali dhe më pas, pritet të nisin procedurat nga Zyra e Emigracionit për dëbimin e tyre. 

Kompjuteri i sekuestruar nga forcat policore të vajzës

RASTI – “Seks me para ndaj shqiptares që tregëtohej vetë tek klientët”

Një prostitutë shqiptare është zënë mat nga policia bashkiake. Ngjarja ka ndodhur në Toskana të Italisë. Mësohet se nga patrullimet e agjentëve të veshur civilë në disa komuna gjatë natës, është sekuestruar edhe një makinë, që i përkiste një klienti. Gjithsej janë gjobitur 6 klientë dhe një prostitutë shqiptare. Ata u ndaluan fill pasi kishin lidhur “kontratën e seksit”. Përveç gjobave ndaj të dyve, klientit i është sekuestruar edhe makina.

RASTI – “Prostitucion në rrugë”

Vazhdon beteja e policisë në Jesolo kundër prostitucionit në rrugë. Të shtunën në mbrëmje, gjatë rrjedhës së inspektimeve rutinë, agjentët e komunës kanë kapur 10 “zonjusha” dhe 12 klientë. Por, ata janë habitur me një rast tepër të veçantë, ku një nga këto zonjusha, e cilësuar nga ana e tyre me epitetin “profesioniste”, ishte izoluar brenda një makine me 3 djem. Automjeti i inkriminuar ishte parkuar gjatë rrugës Grassetto, një vend i preferuar ky për të gjithë ata që duan të qëndrojnë larg syve kureshtarë.  Të 3 djemtë të moshës 25-27 vjeç, ishin të gjithë shqiptarë, por banues në provincat e Milanos, Padovas dhe Pordenones. Secili prej tyre ka marrë një dënim për të paguar një gjobë prej 450 eurosh, sipas rregullores të policisë komunale urbane.

Pamje nga banesa e marrë me qira në Tiranë për grupin e vajzave që kryenin seks online

RASTI – “Chat Line 4 në Tiranë”

Zbulohet në Tiranë një shtëpi, e cila përdorej si bazë prostitucioni online. Policia e Tiranës kurorëzoi mbrëmjen e kësaj të hëne operacionin e koduar “Chat Line 4”, duke arrestuar një vajzë dhe një djalë, dhe duke nisur hetimet në gjendje të lirë për 7 vajza.

Pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, efektivët e policisë së Tiranës finalizuan me sukses operacionin, duke arrestuar Anushe Ll., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line Adult Work”.Krahas saj u arrestua dhe Met Tali, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” shtetaset, A. H., 25 vjeçe; A. L., 31 vjeçe; A. Xh., 22 vjeçe; S. M., 30 vjeçe; A. Sh., 21 vjeçe; A. T., 23 vjeçe dhe E. R., 23 vjeçe. Nga veprimet hetimore rezulton se Anushe Ll., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej nëpërmjet logimit në faqen “Adult Work”, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Don Bosko”. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shtatë kompjutera dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.

RASTI – “Goni shefi i prostitutave”

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë në Francë. Ata ishin pjesë e një bande që merrej me prostitucion, ndërsa shefi i grupit ishte një shqiptar i moshës 47-vjeçare me emrin Goni. Siç raportohet, disa nga 15 vajzat që shfrytëzoheshin si prostituta mbanin në trup si tatuazh emrin e tij. Vajzat që dilnin në rrugët e Toulouse-s mbanin emrin e Gonit në krah apo gjoks.

Gjatë hetimeve, grupit i janë sekuestruar 6,000 €. “Prostitutat që tërhiqnin më shumë klientë paguheshin deri në 10 mijë euro në muaj”, citohet një agjent nga mediat lokale. Vajzat, përveçse detyroheshin të prostituonin, mbi to ushtrohej edhe dhunë fizike.

/ALPENews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Armina ju prezanton me TRENDIN e aksesorit më të pëlqyer të momentit (FOTO)
Previous article FILLOI TË PRISTE PEMËT PA MARRË LEJE/ Përveç arrestimit, 28-vjeçarit i ndodh edhe kjo e keqe nga...

g.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë pasdites në këto zona Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë pasdites në këto zona

PROTESTA E DHUNSHME TE KUVENDI/ Gurë drejt policëve e vezë drejt deputetëve, 19 të arrestuar, 12 nën hetim! Punohet për identifikimin e 6 të tjerëve Aktualitet

PROTESTA E DHUNSHME TE KUVENDI/ Gurë drejt policëve e vezë drejt deputetëve, 19 të arrestuar, 12 nën hetim! Punohet për identifikimin e 6 të tjerëve

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT