• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI VJETOR/ Renditja e shteteve EUROPIANE sipas vdekshmërisë: Rekord Ballkani por jo…
Home
Sociale

RAPORTI VJETOR/ Renditja e shteteve EUROPIANE sipas vdekshmërisë: Rekord Ballkani por jo…

30 July, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria renditet ndër vendet e Europës që kanë një nivel të ulët të vdekshmërisë për 1000 banorë, me 7.7 vdekje për 1000 banorë, për vitin 2017. Të dhënat janë publikuar nga Eurostat dhe janë përpunuar për shtetet europiane nga Il Sole 24 Ore.

grafiku-i-vdekjeve

Sipas grafikut të hartuar nga Monitor, bazuar në këto të dhëna, Shqipëria renditet në vend të shtatë në Europë, për nga niveli i ulët i vdekshmërisë, pas Irlandës, Islandës, Luksemburgut, Maltës, Norvegjisë, Qipros, duke pasur madje të njëjtin nivel me Qipron dhe Norvegjinë.

Vendi që renditet në fund është Bullgaria, me 15.5 vdekje për 1000 banorë. Edhe vendet e tjera të rajonit kanë nivel të lartë vdekshmërie si Serbia (14.8), Greqia (11.6), Kroacia (12.9), Mali i Zi (10.5), Maqedonia (9.8).

Në Itali dhe Gjermani, këto norma janë përkatësisht 10.3 ddhe 11.4.

Megjithatë vdekjet janë në rritje

Pavarësisht se janë ndër më të ulëtat në Europë, vdjekjet në Shqipëri po vijnë në rritje vit pas viti, duke reflektuar plakjen e popullsisë dhe rritjen e sëmundshmërive. Në vitin 2016, ky tregues ishte 7.4, që e renditje Shqipërinë të kaërtën në Europë, për nga niveli i ulët i vdekshmërisë.

Sipas të dhënave të mëparshme të INSTAT, Në vitin 2017, numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri është 22.232, duke shënuar një rritje prej 3,9%, krahasuar me vitin paraardhës. Sipas gjinisë, numri i vdekjeve të raportuara për meshkujt është 11.610 (2,9% më shumë se në vitin 2016) dhe për femrat 10.622 (5,1% më shumë se në 2016).

Koeficienti bruto i vdekshmërisë për vitin 2017 është 77,4 vdekje për 10 mijë banorë, përkundrejt 74,4 që ishte në vitin 2016. Referuar shkaqeve të vdekjeve, peshën më të madhe e zënë vdekjet nga “Shkaqet natyrale” 90,1%, ndjekur nga “Aksidentet” me 2,1%.

Në vitin 2017, vdekjet nga grup-sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut”, përbëjnë 53,7% të vdekjeve gjithsej. Ky grup-sëmundjesh vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një nivel vdekshmërie 41,5% për 10 mijë banorë, duke shënuar një rritje prej 2,5%, krahasuar me vitin paraardhës. Brenda këtij grupi, përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “Sëmundje të enëve të trurit” me 32,6% dhe “Sëmundje kronike të zemrës” me 26,3 %.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIMET NË MARRJEN E ILAÇEVE/ Vendimi i Qeverisë: Këto janë medikamentet e reja që mund të...
Previous article THEMELUESI I WIKILEAKS/ Londra dhe Ekuadori në bisedime për Assange, kërkohet...

g.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT