• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI VJETOR nxjerr “ZBULUAR” gjyqtarët/ Zyrtarët e lartë nuk justifikojnë dot 80 MILION euro pasuri…
Home
Aktualitet
Drejtësi

RAPORTI VJETOR nxjerr “ZBULUAR” gjyqtarët/ Zyrtarët e lartë nuk justifikojnë dot 80 MILION euro pasuri…

12 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Vlera e pasurisë së pajustifikuar nga zyrtarët ka arritur në vlerën e 80 milionë eurove sipas raportit vjetor të ILDKPI.

Në raportimin zyrtar që bëri ky institucion pranë komisionit të Ligjeve, drejtuesi i tij Shkëlqim Ganaj është shprehur se janë gjobitur mbi 300 zyrtarë për mos deklarim të pasurisë apo për mos justifikim të saj. Problematikat më të mëdha me deklarimin e pasurive vijnë nga Gjykata e Apelit.

“Inspektorati i Lartë për vitin 2017 ka administruar rreth 17 mijë deklarata. Të gjitha u janë nënshtruar kontrollit aritmetik dhe logjik brenda afatit në mënyrë të plotë.

Është përfunduar kontrolli i plotë sipas planit vjetor. 300 zyrtarë janë gjetur në shkelje të ligjit.

Janë referuar në organin e prokurorisë, strukturave të hetimit tatimor, Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave rreth 32 zyrtarë, ku 50% e tyre të kenë problem qoftë me fshehje të pasurive, qoftë për deklarime të rreme, qoftë për raste të konfliktit të interesit”, raportoi Ganaj.

Ndërkohë që referuar procesit të vetingut ky institucion ka verifikuar mbi 3 mijë prokurorë, gjyqtarë e familjarë të tyre.

Ganaj ka bërë të ditur se  janë 163 njësi sinjalizuese të shtetit në institucionet me mbi 100 punonjës dhe 446 njësi për sektorin privat.

Këta sinjalizues kanë si qëllim që ta raportojnë për raste  të korrupsionit, evazionit fiskal apo shkelje të tjera të ligjit. Për vitin  që lamë pas nga këta sinjalizues janë raportuar vetëm 8 raste të dyshimta.

Bazuar mbi të dhënat që disponon, Shkëlqim Ganaj tregoi se vitin e ardhshëm, sistemi i drejtësisë rrezikon një ngërç edhe më të madh.

“Pjesa e gjyqtareve të Apelit është pjesa me përqindjen më të lartë të problematikës. Duke parë që Gjykata Kushtetuese është jashtë funksioni, Gjykata e Lartë është me mangësi të mëdha, unë mendoj që vitin tjetër ne do të jemi edhe pa Gjykatë Apeli me këtë trend, që të paktën duket nga të dhënat e para”, theksoi më tej Ganaj.

I pyetur se përse rezultatet e ILDKPKI-së nuk janë përputhur gjithmonë me ato të organeve të vettingut, Ganaj tha se për shkak të limiteve ligjore, Inspektoriati është shumë më i kufizuar në kontrolle sesa KPK-ja.

“Inspektoriati është i kufuzuar në atë që bën, ata janë të pakufizuar. Ne mund të kontrollojmë vetëm në pak kohë, ata nuk kanë as kufi kohor”, tha ai.

Ganaj tha se pasuritë e njerëzve të drejtësisë do të vijojnë të jenë prioritet i ILDKPKI-së edhe gjatë vitit 2018, ku pas Apelit, fokusi pritet të kalojë te Shkalla e Parë e Gjyqësorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHPËRUESE/ Milan po kalon krizë, Bonuçi drej largimit nga kuqezinjtë
Previous article Paskemi DASMË! Çifti i showbizit shqiptar i japin fund beqarisë shumë shpejt... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT