• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI I STUDIMIT/ Shqipëria në KRYE të listës. Vendi që përdor energjinë më të pastër elektrike
Home
Sociale

RAPORTI I STUDIMIT/ Shqipëria në KRYE të listës. Vendi që përdor energjinë më të pastër elektrike

25 January, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në vitin 2016 pjesa e energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin final bruto të energjisë arriti në 17% në Bashkimin Evropian (BE), ose sa dyfishi i sasisë në vitin 2014.

Sipas krahasimit që ka bërë Eurostat Shqipëria dhe Islanda kanë përdorimin më të lartë të energjisë së rivonueshme në Europë përkatësisht me 69.4 dhe 72.6 %, teksa në vendet e tjera ky tregues është shumë më i ulët.

Shqipëria e ka të lartë përdorimin e energjisë së pastër për shkak të përqendrimit të prodhimit te brendshëm nga hidrocentralet me rreth 100 për qind të totalit.

Pjesa e burimeve të ripërtëritshme në konsumin final bruto të energjisë është një nga treguesit kryesorë të strategjisë së Evropës 2020.

Objektivi i BE-së është që të arrijë në 20% të energjisë në konsumin final bruto të energjisë nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2020 dhe të paktën 27% deri në vitin 2030.

Pjesa më e madhe e burimeve të ripërtëritshme është e përqendruar në Suedi, më e ulëta në Luksemburg, Maltë dhe Holandë.

Që nga viti 2004, pjesa e burimeve të rinovueshme në konsumin final bruto të energjisë u rrit ndjeshëm në të gjitha Shtetet Anëtare.

Krahasuar me vitin 2015, ajo është rritur me 15% në 28 shtetet anëtare. Me më shumë se gjysmën (53.8%) të energjisë së saj që vjen nga burimet e ripërtëritshme në konsumin final e zotëron Suedia, e cila renditet përpara Finlandës (38.7%), Letonisë (37.2%), Austrisë (33.5 %) dhe Danimarka (32.2%).

Në anën tjetër të shkallës, përqindjet më të ulëta të burimeve të ripërtëritshme janë regjistruar në Luksemburg (5.4%), Malta dhe Holanda (të dyja 6.0%).

Në mesin e 28 shteteve anëtare të BE-së, 11 kanë arritur nivelin e kërkuar për të përmbushur objektivat e tyre kombëtare 2020: Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Kroacia, Italia, Lituania, Hungaria, Rumania, Finlanda dhe Suedia.

Për më tepër, Austria është në më pak se 1 pikë përqindje larg objektivit të saj 2020. Në anën tjetër të shkallës, Holanda (8,0 pp nga objektivi kombëtar 2020), Franca (7,0 pp), Irlanda (6,5 pp), Mbretëria e Bashkuar (5,7 pp) dhe Luksemburgu (5,6 pp) janë më larg nga objektivat e tyre.

/monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtare: Jose Mourinho e zgjat kontratën me Manchester United
Previous article Rafinha zgjedh numrin 8 në fanellë, thotë se mund të luajë në çdo pozitë

g.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT