• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI/ Shqipëria me më shumë policë sesa vendet e BE-së në raport me popullsinë
Home
Aktualitet

RAPORTI/ Shqipëria me më shumë policë sesa vendet e BE-së në raport me popullsinë

6 August, 2019 k.autor Aktualitet

Nga përllogaritjet e bëra, ka 370 policë për çdo 100 mijë banorë që jetojnë në Shqipëri, mbi mesataren e Bashkimit Europian. Në vendet anëtare të Bashkimit Europian ka rreth 312 policë për çdo 100 mijë banorë sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat në fillim të këtij viti.

Në të gjithë BE-në janë rreth 1.6 milionë oficerë policie. Numri i policëve në BE është pakësuar me rreth 3.4% që prej 2009-s.

‘Monitor’ ka përllogaritur numrin e policëve për 100 mijë banorë, në mënyrë që të dhënat të jenë të krahasueshme.

Rekordin në Europë për numrin më të lartë të policëve për 100 mijë banorë e mban Qipro, me 573 policë. Më pas renditet Malta me 505 policë, Greqia me 492 policë (100 policë më shumë se në Shqipëri), Kroacia me 490 policë, Letonia me 461 policë. Edhe Italia ka një numër mbi mesataren e Bashkimi Europian të policëve, me rreth 453 policë për 100 mijë banorë.

Vendi me numrin më të ulët të policëve për 100 mijë banorë është Hungaria. Sipas llogaritjeve ë Eurostat, në Hungari ka rreth 90 policë për 100 mijë banorë.

Vendet e Europës Veriore kanë një numër të ulët të oficerëve të policisë gjithashtu. Në Finlandë ka mesatarisht 137 policë për 100 mijë banorë, në Danimarkë ka rreth 186 policë, ndërsa në Suedi 203 policë.

Në vendet e tjera të zhvilluara të Bashkimi Europian, si Gjermania, ka mesatarisht 297 policë për 100 mijë banorë, ndërsa në Francë 326 policë, me shumë se mesatarja e BE-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JU KUJTOHET BRISEIDA SHEHAJ? Ish-drejtoresha e Tatimeve i futet televizionit
Previous article ËSHTË ZYRTARE/ Feronikeli gjen zëvendësuesin e Zekerie Ramadanit tek klubi...

k.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit Aktualitet

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje Aktualitet

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT