• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI PËR MINISTRITË/ Si vlerësohet puna e dikastereve. Në krye qëndron Nikolla më pas…
Home
Shqipëri

RAPORTI PËR MINISTRITË/ Si vlerësohet puna e dikastereve. Në krye qëndron Nikolla më pas…

24 August, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar dje raportin e monitorimit të Parlamentit dhe të qeverisë, duke renditur ministrat me efikasë dhe më të dobët të qeverisë Rama. Sipas këtij raporti, për periudhën janar-korrik 2018, Kryeministri Rama është vlerësuar me 33 pikë për angazhimin e treguar në Parlament, në debate publike dhe në zonën elektorale.

Ndërkohë që ministri më i dobët, përsa i përket efikasitetit në Parlament, sipas Institutit të Studimeve Politike, është ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Ky i fundit është vlerësuar negativisht edhe për sjelljen jo të hijshme në seancën plenare, teksa lagu me ujë deputetët e opozitës.

Ky gjest i kushtoi ministrit Bushati përjashtim nga punimet e Parlamentit. Sipas ISP-së, për këtë sjellje ai është penalizur me 5 pikë në renditjen e kabinetit Rama. Bushati është vlerësuar me 14 pikë, kurse ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është renditur e parafundit me 16 pikë. “Nivelet më kritike i kanë ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm, kryesisht për shkak të natyrës së tyre të punës, si dhe në rastin e ministrit Bushati, edhe për shkak të penalizmit (- 5 pikë) nga Kuvendi lidhur me incidentet e ndodhura në seancë plenare në Kuvend”, thekson raporti i ISP-së.

MË EFIKASËT

Veç Kryeministrit Edi Rama, ministrja me performancë më të mirë, sipas raportit të monitorimit, është ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Ajo është vlerësuar me 28 pikë, duke u listuar ndër ministrat me koeficientin e efikasitetit më të lartë në Parlament. Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, vlerësohet si ministri i dytë me performancë të mirë dhe ai vlerësohet me 26 pikë. Po ashtu, ndër ministrat që kanë efikasitet të lartë është vlerësuar ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj.

Ai është listuar nga raporti i ISPsë si ministri i tretë dhe është vlerësuar me 24 pikë. Ndërkohë që tre ministra kanë marrë të njëjtin numër pikësh. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko, janë klasifikuar me 22 pikë secili.

MË AKTIVËT

Raporti i ISP-së ka listuar dhe ministrat që kanë folur më shumë në Parlament, ku veç Kryeministrit Rama me 11 fjalime, i vetmi që e konkurron është ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj. Si Rama dhe Ahmetaj kanë mbajtur në Kuvend 11 fjalime gjatë periudhës janar-korrik 2018. Lindita Nikolla ka mbajtur 7 fjalime, Ditmir Bushati 5 fjalime, Fatmir Xhafaj 5 fjalime dhe Niko Peleshi 5 fjalime. Ndërkohë, më pak kanë folur Mirela Kumbaro me 2 fjalime dhe Olta Xhaçka, vetëm me një fjalim në 7 muaj parlament.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rafinha do të mbetet në Barcelonë
Previous article Rikthimi i madh i kombëtares, Tifozët Kuq e Zi

g.autor

Postime të ngjashme

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT