• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI PËR ARRITJET NË KOSOVË/ Qeveria sqaron problemet: Në veri kemi ende vështirësi sepse…
Home
Rajon

RAPORTI PËR ARRITJET NË KOSOVË/ Qeveria sqaron problemet: Në veri kemi ende vështirësi sepse…

17 July, 2018 g.autor Rajon

Qeveria e Kosovës i ka dorëzuar Kuvendit të Kosovës një  raport mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Në njërën prej marrëveshjeve për të cilat Qeveria u tregon deputetëve, është edhe marrëveshja për mbrojtjen civile në veri.

Institucionet e Kosovës kishin ndërmarrë masa për integrimin e pjesëtarëve të mbrojtjes civile serbe në institucionet e Kosovës.

Për këta pjesëtarë, Qeveria thotë se i ka siguruar të gjitha burimet dhe trajnimet e nevojshme.

“MAPL ka mbajtur 25 takime me ministri dhe agjenci të ndryshme qeveritare. Si rezultat i kësaj, grupi i parë prej 483 pjesëtarëve – prej të cilëve vetëm 25 janë femra – janë integruar në ministritë dhe agjencitë e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në raportin e Qeverisë.

Këta 483 pjesëtarë, sipas Qeverisë, janë integruar në bazë të shprehjes së interesit, arsimit dhe përvojës së tyre profesionale, thuhet në këtë raport. Mirëpo, po në këtë raport Qeveria e pranon para deputetëve se ky integrim i pjesëtarëve të mbrojtjes civile ka “dështuar”.

Qeveria thotë se edhe pse këta persona kanë kontrata me institucionet e Kosovës, në praktikë ata nuk i ushtrojnë funksionet e tyre, janë të papërgjegjshëm dhe nuk i raportojnë fare institucioneve të Kosovës.“Megjithëse këta 483 persona të integruar kanë kontrata me institucionet e Kosovës në praktikë ata nuk i ushtrojnë funksionet e tyre në pajtim me ligjet e Kosovës. Personat e integruar nuk janë të përgjegjshëm dhe nuk i raportojnë institucioneve të Kosovës.

Personat e integruar nuk janë objekte, materiale apo zyre për të kryer detyrat e tyre. Ka mungesë bashkëpunimi në nivel sektorial ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe personave të integruar”, thuhet më tej në raportin e Qeverisë për deputetët.Në anët tjetër, kishte dështuar edhe integrimi i 39 ish-pjesëtarëve të MUP-it në stafin administrativ, pasi që komunat veriore kishin refuzuar integrimit e tyre.

“U hasën sfida në integrimin e 39 pjesëtarëve të stafit administrativ nga 71 sosh të policisë paralele serbe (ish “MUP”) në zyrat e gjendjes civile në katër komunat veriore. Megjithatë, komunat veriore kanë refuzuar integrimin e 39 pjesëtarëve të stafit administrativ në strukturat komunale”, thuhet në raport.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇIFTI U EKZEKUTUAR NË SHKODËR/ Dedikimi PREKËS për vogëlushin që qendroi 5 orë në makinë: Do bëhemi "NAN" për ty...
Previous article Hiqet nga puna spikerja që çmendi shikuesit me gjoksin jashtë, ja çfarë i ndodhi

g.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT