• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI/ Papunësia, korrupsioni e varfëria, problemet kryesore për qytetarët e Kosovës
Home
Rajon

RAPORTI/ Papunësia, korrupsioni e varfëria, problemet kryesore për qytetarët e Kosovës

3 July, 2018 g.autor Rajon

Një anketim i kryer nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, nxjerr në pah se papunësia, korrupsioni dhe varfëria vazhdojnë të jenë tri problemet më të mëdha për qytetarët e Kosovës.

Këto të dhëna janë pjesë e anketimit me emrin Pulsi Publik i kryer nga ky program me 1 mijë e 305 qytetarë në të gjitha komunat e Kosovës.

Anketa tregon një rënie të përgjithshme të kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e shumicës së institucioneve kryesore ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore në Kosovë, me përjashtim të punës së parlamentit dhe të presidentit që nuk kanë shënuar ndryshime nga matjet e vitit të kaluar.

Udhëheqësi i projektit, Atdhe Hetemi, tha se rënia e kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e institucioneve kryesore, pasqyrohet edhe në perceptimet e të anketuarve për drejtimin aktual politik të Kosovës.

“Rreth 50 për qind e qytetarëve të anketuar janë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me orientimin politik që ka Kosova, ndërsa vetëm 12 për qind e tyre kanë thënë se janë të kënaqur me orientimin politik që ka marrë vendi”, tha zoti Hetemi.

Raporti vë në pah se gati 80 për qind e qytetarëve nuk besojnë në meritokraci kur bëhet fjalë për t’u punësuar në institucioneve të ndryshme.

“Nga të anketuarit, 78 për qind besojnë se lidhjet familjare, ryshfetet, aleancat partiake dhe faktorët tjerë jo meritorë janë më të dobishmit për sigurimin e punësimit në sektorin publik. Vetëm rreth 22 për qind e qytetarëve të anketuar besojnë se edukimi, trajnimet e ndryshme apo përvoja në punë luajnë rol në punësimin e tyre”, tha zoti Hetemi, shkruan voa.

Raporti vë në pah po ashtu se qytetarët në Kosovë nuk ndihen të fuqishëm për ta ndryshuar situatën në vend. 43 për qind e të anketuarve besojnë se vota e tyre nuk mund ta ndryshojë situatën dhe vetëm 32 për qind besojnë se vota e tyre ka ndikim.

Anketa e UNDPO- së mbledhë të dhëna mbi mendimet e qytetarëve për institucionet e Kosovës, me përqendrim në çështjet politike, ekonomike, të sigurisë, dhe ato zhvillimore. Anketa e publikuar të martën përfshinë periudhën ndërmjet tetorit të vitit 2017 dhe prillit të këtij viti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fansat e ngacmojnë për Elvanën, Dafina Zeqiri nuk i kursen fyerjet ndaj saj: Unë i them shkoni q****... (FOTO)
Previous article SHQIPTARI VRAU KUSHËRIRIN SE DYSHONTE SE BËNTE SEKS ME GRUAN/ Vdes mistershëm edhe e shoqja që...

g.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT