Sot është prezantuar raporti me rezultatet e luftës kundër kanabisit nga GdF dhe Policia e Shtetit përgjatë vitit 2018. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u shpreh se në krahasim me vitin 2017, në 2018 u realizuan 40% më shumë fluturime monitorimi, ndërsa u evidentuan 675 bimë narkotike canabis sativa ose 4.642 bimë më pak se në vitin 2017.
Shifrat për vitin 2018
Në vitin 2018 40% më shumë fluturime se vitin e kaluar
Janë kryer gjithsej 69 misione fluturime monitorime ajrore me 187 orë e 42 minuta fluturimi, 43h 26’ më shumë se në vitin 2017
Janë identifikuar 675 bimë narkotike canabis sativa ose 4.642 bimë më pak se në vitin 2017
Drejtori i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë në Ministrinë e Brendshme Italiane, Gjeneral Brigade Giuseppe Spina deklaroi se “Në krahasim me të kaluarën deshën dhe arritëm të zgjeronim jo vetëm periudhën e monitorimit, por edhe fazat e tjera. Kontribut të rëndësishëm ka dhënë shoqëria Benecon për identifikimin e kultivuesve.
Mirënjohje kryetarit të delegacionit diplomatik, ambasadorit Cutillo. Bashkëpunimi me Shqipërinë e ka prejardhjen që në 1991 mbi trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe sot kemi një platformë marrëveshjesh që mbështet mbi 18 instrumente të bashkëpunimit dypalësh.
Zyra e ekspertit për sigurinë në Shqipëri ka siguruar informacione të nevojshme me autoritetet shqiptare. Veprimtaritë e zhvilluara duhet të analizohen në krahasim me vitin e kaluar me një qasje që mban parasysh një qëndrim, një qasje shumë disiplinore në luftën kundër trafikut. Janë përmirësuar dhe konsoliduar shumë procedurat duke përfshirë të gjithë aktorët e interesuar si përdorimi i një teknologjie të re për përpunimin e të dhënave për të bërë më pas analizën e riskut.
Është bërë identifikimi i grupeve kriminale. Në 2018 ka shënuar konkretizime të rëndësishme. Fushata e fluturimeve ka bërë të mundur 187 orë fluturimi, që prej datës 5 prill deri në tetor 2018 dhe analizën e 733 mijë hektarësh të territorit shqiptar. Përballë kësaj veprimtarie që është. është konfirmuar ulje e plantacioneve janë identifikuar vetëm 27, nga 88 që ishin në 2017. Tregohet një ulje domethënëse edhe e kanabisit të sekuestruar në Itali me 81% brenda një viti” deklaroi ai.




