• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI/ Kriminelët shqiptarë në Amsterdam drejtojnë trafikun e KOKAINËS. Edhe vrasjet vijnë nga…
Home
Aktualitet
Kronikë

RAPORTI/ Kriminelët shqiptarë në Amsterdam drejtojnë trafikun e KOKAINËS. Edhe vrasjet vijnë nga…

18 April, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Kriminelët shqiptarë janë mjaft aktiv dhe kanë rol udhëheqës në krimin e organizuar në Amsterdam. Ky është përfundimi i dalë nga një analizë e Policisë së Amsterdamit në Holandë. Sipas autoriteteve, shqiptarët në Amsterdam janë të angazhuar kryesisht në trafikun e kokainës, por edhe në kontrabandimin e qenieve njerëzore dhe mashtrimet me shit/blerjet e pronave.

Në analizën e policisë thuhet se grupet kriminale shqiptare importojnë kokainën nga vemdet e Amerikës së Jugut nëpërmjet portit të Roterdamit dhe më pas nga Amsterdami shpërndahet në vendet e tjera të Evropës. Përveç Holandës, theksohet se shqiptarët janë shumë aktivë dhe trafikun e drogës në Britani të Madhe. Numri i shqiptarëve në Amsterdam të përfshirë në krime vazhdon të rritet, evidentohet në raport.

Një problematikë serioze janë edhe vrasjet, kryesisht për prishje të pazareve të drogës. Përdorimi i armëve të zjarrit, kryesisht armët automatike që importohen nga Ukraina, Siria, Mali, Libia dhe Rusia, përbëjnë një tjetër shqetësim. Vrasjet e viteve të fundit në Amsterdam, thotë policia, janë të lidhura kryesisht me tregtinë e kokainës.

“Këto vrasje zakonisht kryhen nga banorët e rinj të Amsterdamit dhe viktimat zakonisht janë gjithashtu banorë të tij”, thuhet në analizën e policisë, ku evidentohet gjithashtu se këto krime bëhen nga vrasës me pagesë, shkruan tvklan.al. Ekziston një rrjet i gjerë ndërmjetësish dhe ekzekutorësh, sipas raportit të Policisë së Amsterdamit. Më herët gjatë këtij viti, shefi i policisë në këtë qytet, Pieter – Jaap Aalbersberg ngriti shqetësimin se po shtohen vrasësit me pagesë, që janë kryesisht amatorë dhe që pranojnë të vrasin dikë për më pak se 3 mijë Euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR/ Trajneri i njohur shqiptar jep dorëheqjen gjatë intervistës në TV
Previous article Ku ka zë s'del pa gjë! Turjan Hyska i rrëmben "Vizion +" emisionin e humorit për ta sjellë në "Klan"

F.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT