• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI KONFIDENCIAL/ Ç’mund t’i ndodhë ushtrisë së SHBA nëse hyn në luftë me Rusinë ose Kinën
Home
Nderkombetare

RAPORTI KONFIDENCIAL/ Ç’mund t’i ndodhë ushtrisë së SHBA nëse hyn në luftë me Rusinë ose Kinën

15 November, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Ushtria e Shteteve të Bashkuara “ka humbur epërsinë” e saj dhe potencialisht mund të humbasë luftën kundër Rusisë ose Kinës, thuhet në një raport të një paneli dypartiak, të themeluar nga Kongresi amerikan.

Raporti i Komisionit të Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes vlerëson se epërsia ushtarake e SHBA-së “është gërryer në një shkallë të rrezikshme” dhe se ajo “mund të pësojë viktima të mëdha në një konflikt të ardhshëm”.

Përveç Rusisë dhe Kinës, raporti përmend si kërcënime të reja edhe Iranin dhe Korenë e Veriut.

Komisioni u krijua nga Kongresi në vitin 2017 për të vlerësuar Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai përbëhet nga 12 ish-zyrtarë të lartë republikanë dhe demokratë.

Raportet e Kongresit dhe studime të tjera shpesh paralajmërojnë për vështirësitë dhe mangësitë që has ushtria amerikane, por raporti i fundit mund të ngrejë shqetësime në Uashington, duke pasur parasysh natyrën dypartiake të komisionit.

Trump ka urdhëruar një riorganizim të madh të ushtrisë amerikane dhe ka propozuar miliarda dollarë shtesë për të ndihmuar zgjerimin e saj dhe për të konkurruar me Rusinë dhe Kinën.

Komisioni tha se pajtohet me qëllimet e strategjisë, por paralajmëroi se Uashingtoni nuk po bën hapa për zbatimin e saj.

“Shtetet e Bashkuara janë veçanërisht në rrezik, nëse ushtria e tyre detyrohet të luftojë në dy ose më shumë fronte në të njëjtën kohë”, thuhet në raport.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RREZIKU NGA FATKEQËSITË/ Projektligji: Bashkitë duhet të parashikojnë…
Previous article "KE NJË MERIMANGË"/ 23 vjeçari arrestohet pas veprimeve të çuditshme (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special Botë

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein Botë

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit Botë

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT