• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI: Kolaudimi bëhet nga njerëz të patrajtuar. Ka mungesa të mëdha në dokumentacione
Home
Sociale

RAPORTI: Kolaudimi bëhet nga njerëz të patrajtuar. Ka mungesa të mëdha në dokumentacione

4 January, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Jo vetëm pajisjet matëse që bëjnë kolaudimin e mjeteve nga konçesionari që ka eksluzivitetin e këtij Kontrollit Teknik të makinave në Shqipëri janë të pabesueshme, por në pikëpyetje vendoset edhe aftësia e stafit që është punësuar për të lëshuar çertifikatën teknike të mjetit.

Grupi i inspektimit i ngritur në fund të muajit Dhjetor nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka zbuluar se në të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik që janë monitoruar mungojnë dosjet e personelit të punësuar nga kompania, duke përfshirë këtu edhe mungesën e dokumentacionit që lidhet me pozicionin e punës, kualifikimin e stafit dhe trajnimet e tij.

Për këtë arsye Ministria i ka kërkuar kompanisë që të verë në dispozicion listën e të gjithë punonëjsve dhe pozicionin që ata kanë, duke bashkangjitur diplomat dhe kualifikimet. Po ashtu grupi i kontrollit konstatoi se në kundërshtim me kontratën, kompania kishte në pozicione pune vetëm inspektorë dhe jo kryeinspektorë të cilët sipas marrëveshjes duhet të mbikëqyrin procesin e punës .

Inspektimi gjeti edhe një ambient të papërshtatshëm për ruajtjen e dokumentacionit në këto qendra, jashtë sistemeve të sigurisë nga fatkeqësitë, përmbytjet apo zjarret duke vendosur në rrezik vlerën e dokumentave që lëshon kompania. Të njëjtët elementë nuk zbatoheshin as për sigurinë e personelit në punë të cilët shpesh herë, thotë raporti, punonin me orare të zgjatura për shkak të radhës së automjeteve, ndërsa vetë firma nuk ka vendosur qëndrat lëvizëse të kontrollit për të ulur intensitetin e makinave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kontroll i rreptë për qumështin, Peleshi: Qëllim kryesor në 2018 është rritja e sigurisë ushqimore
Previous article Aktorja Salma Hayek mbetet një seksbombë. Mahnit me format e saj (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit Aktualitet

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit

MOTI I KEQ GODET VLORËN TË PREMTEN/ Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme Aktualitet

MOTI I KEQ GODET VLORËN TË PREMTEN/ Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme

E TRISHTË NË POGRADEC/ Humb jetën një i moshuar pasi pësoi infarkt në plazh Aktualitet

E TRISHTË NË POGRADEC/ Humb jetën një i moshuar pasi pësoi infarkt në plazh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT