• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI I ‘UNIONIT’/ BE-ja pritet të publikojë strategjinë e re për anëtarësimin e vendeve ballkanike
Home
Europë

RAPORTI I ‘UNIONIT’/ BE-ja pritet të publikojë strategjinë e re për anëtarësimin e vendeve ballkanike

30 January, 2018 g.autor Europë, Nderkombetare

Javën e ardhshme Komisioni Europian do publikojë strategjinë e re për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Zëdhënësja Maja Kocijançiç thotë se strategjia i paraprin publikimit të raporteve vjetore të progresit për këto vende në muajin prill.

Komisioni Europian konfirmon se strategjia e re për anëtarësimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian do të aprovohet nga kolegji i Komisionit Europian në 6 shkurt në Strasbourg. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç ka bërë të ditur

për ABC News, se kjo strategji nuk ka të bëjë vetëm me Serbinë dhe Malin e Zi, si më të avancuarit në garën europiane, por me të gjitha vendet e rajonit që aspirojnë integrimin europian. Koçijançiç ka qartësuar gjithashtu se strategjia do të prezantohet nga përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe nga komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe të zgjerimit, Johannes Hahn.

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: Në 6 shkurt Komisioni Europian do të parovojë strategjinë e re për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Përfaqësuesja e lartë  e BE-së, Federica Mogherini dhe komisioneri  Johannes Hahn do të prezantojnë një dokument që ka marrë mbështetjen e presidentit të Komisionit Europian Juncker gjatë fjalimit të tij mbi situatën e Bashkimit Europian në shtator të vitit të shkuar. Dokumenti ka të bëjë me të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Europian ka pranuar që gjatë ditëve të fundit, liderë të rajonit të Ballkanit kanë përcjellë prurjet e tyre lidhur me këtë strategji në shkëmbimin që ata kanë patur me Komisionin Europian. Por pyetja, nëse në gjirin e kësaj strategjie ka favorizim në bazë fetare për vendet ortodokse që janë më të avancuara dhe një defavorizim për vendet muslimane më të prapambetura në garë, të evidentuar nga presidenti Hashim Thaçi në një artikull në përditshmen europiane « Euractiv » nuk ka gjetur përgjigjje.

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: “Nuk mund t’ju konfirmoj prurjet e ndryshme dhe përgjigjjet dhe shkëmbimet që ka patur lidhur me këtë strategji . Dua të theksoj sërish, se bëhet fjalë për një dokument të rëndësishëm që do do bëhet publik javën e ardhshme dhe është hapi i parë i rëndësishëm për axhendën e Ballkanit Perëndimor këtë vit, që përbën një prioritet për presidencën bullgare dhe Komisionin Europian. Ky hap do të vijohet nga publikimi i raporteve vjetore të progresit në prill dhe samitin për Ballkanin në Sofje në maj”.

Strategjia e re e Komisionit Europian mbështetet në një udhërrëfyes për të nxitur kryesisht më të avancuarit në garë, që janë Serbia dhe Mali i Zi, që të arrijnë të përfundojnë negociatat e anëtarësimit në 2023, në mënyrë që të mund të anëtarësohen në 2025, por edhe vendet e tjera si Shqipëria që të avancojnë shpejt në proçesin e negociatave.

Shqipëria pritet të marrë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit këtë vit, nëse do të ketë rezultate konkrete të mëtejshme në 5 prioritetet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Skënderbeu mbyll përgatitjet, ja situata para çerekfinales së Kupës
Previous article Stilisti i njohur i nxjerr të palarat këngëtareve: Tuna më ka nxirë jetën, Norën e kam refuzuar

g.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT