• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI I SHBA: Shërbimet në e-Albania përparim domethënës
Home
Sociale

RAPORTI I SHBA: Shërbimet në e-Albania përparim domethënës

10 September, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë maksimalisht qeverinë shqiptare për kalimin e shërbimeve online të ofruara nga portali unik e-Albania. Në raportin vjetor të Departametit të Shtetit për Shqipërinë, zyrtarët amerikanë theksojnë se e-Albania është një përparim domethënës i qeverisë shqiptare në punën e saj për revolucionin digjital.

Sipas raportit të DASH, kalimi i shërbimeve online përmes e-Albania rrit ndjeshëm shërbimin ndaj qytetarëve pasi shmanget kontakti fizik me zyrtarët dhe goditet korru psioni. Raporti vlerëson se aktualisht qytetarët shqiptarë marrin 61 % të shërbimeve publike online, ose 15 % më shumë sesa vitin e kaluar ndërsa pritet që Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) të kalojë 91 % të të gjitha shërbimeve publike online në një kohë të shpejtë.

“Qeveria ka bërë përparime domethënëse me agjendën e revolucionit digjital. Në janar 2020, 61% e shërbimeve publike ndaj qytetarëve dhe bizneseve u mundësuan online përmes portalit e-Albania, 15 për qind më shumë se në vitin 2019. Reforma është në vazhdim, dhe qeveria synon që në dhjetor 2020, 91 për qind e gjithë shërbimeve të jenë të mundshme online. Kjo mund të ndihmojë në uljen e kurbës së korrupsionit pasi kufizohen kontaktet direkte të funksionareve publik”, thuhet në raportin e DASH.
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vjen pas dy raporteve të tjerë të njohur ndërkombëtar, atij të Kombeve të Bashkuara dhe të OECD, të cilët vlerësonin Shqipërinë për qeverisjen digjitale.

Sipas këtyre raporteve, shërbimet publike ndaj qytetarëve që ofrohen online kanë rritur cilësinë e jetës së shqiptarëve, kanë ulur korrupsionin dhe kanë ndikuar për një klimë më të mirë për biznesin. Shqipëria vlerësohet si vendi më i mirë i rajonit për qeverisjen digjitale duke tejkaluar edhe vende që janë aktualisht anëtare të Bashkimit Europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VAZHDOJMË AKOMA TË BËJMË..."/ Të dashuruar si asnjëherë më parë Jona Spahiu ndan FOTON e veçantë me bashkëshortin
Previous article EKZEKUTOI MOTRËN ME URDHËR TË BABAIT/ Shkëlzen Buci nxjerr EMRAT: Vajza ishte bërë leckë, e çonin në hotele dhe e drogonin. E pamë në videoklipin e...

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT