Shkëlzen Buci, personi që akuzohet nga Prokuroria se ka vrarë motrën e tij me urdhër të babait, ka folur nga burgu dhe është betuar se nëse ai i ka prekur dhe një fije floku të motrës, Eglantinës, nuk do të dënohet por të ekzekutohet.
Në një rrëfim për gazetaren Dorjana Bezat, Shkëlzeni ka thënë se e motra është larguar fillimisht nga shtëpia me të dashurin, Bledar Dervishi dhe më pas gjërat janë komplikuar. Sipas tij motra i thoshte herë që ishte në Itali e herë në vende të tjera, e më pas Eglantina ka përfunduar në Linzë, në qendër rehabilitimi.
“Eglantina përfundoi në qendrën e rehabilitimit në Linzë. Ishte e droguar. E conin nëpër hotele, sa në një vend në tjetërin. Ishte bërë vajza leckë. E mori Policia, doli pas 3 muajsh ose 6 muajsh”, shprehet ndër të tjera Shkëlzen Buci.
Shkëlzeni ka treguar se pasi e motra është larguar nga qendra e rehabilitimit, ata e kanë parë në videoklipin e një këngë të këngëtarit Murat Gjoniku.
RRËFIMI:
Kur iku, i thash pse na le kështu. Më tha jam larguar me Bledar Dervishin që jeton në Kodër Babrru. I thash po si të ikësh me të? Këto do ti çojmë në polici i thash.
Ky ishte i dashuri i Eglantinës?
Ky ishte i dashuri i parë se pastaj u komplikuan gjerat. Njëherë më thoshte jam në Itali, njëherë në Astir, njëherë thoshte sjam në Shqipëri. Njëherë tha mos më merr në telefon se kan nisur jetën time.
Kush e fejoi Eglantinën? Se thuhet qe ajo u largua nga shtëpia kur u fejua.
Jo, djali ishte me pasaportë dhe letra greke. Martesa është bërë me mblesëri. Morën pasaportat e do bënin letrat për të shkuar në Greqi. 3 muaj para se të shkonte në Greqi u zhduk motra.
Janë ngritur e kanë ardhur 10 burra në shtëpi e na kanë thënë ti gocën na e dhe ne, nëse e ke martu në vend tjetër na ke borxh. Babai i tha unë skisha pse e martoja vajzën se e martova njëherë.
Eglantina përfundoi në qendrën e rehabilitimit në Linzë. Ishte e droguar. E çonin nëpër hotele, sa në një vend në tjetërin. Ishte bërë vajza leckë. E mori Policia, doli pas 3 muajsh ose 6 muajsh.
Kush e nxori Eglantinën?
Këtë dua dhe unë. Vetëm kaq dua, kush e mori. Këtë dua të di unë. Ne i çonim ushqim çdo të hënë dhe kur kemi shkuar atje na thanë e kanë marrë. Pyetëm kush, dhe na thanë është sekret.
E keni takuar më vajzën?
Pas disa kohësh e kemi parë në videoklip të një Murat Gjaniku. Kemi vajtur menjëherë në komisariatin Nr. 6 të Policisë së Tiranës dhe kemi thënë të thirret urgjent Murat Gjoniku. Ku e ka marrë ai këtë fëmijë, se ajo ishte në qendër rehabilitimi.
Kur e nxore nga qendra ku jetonte?
Do iki në Itali tha. Jam fejuar tha e do iki në Itali.


