• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI I KLSH/ Si firmosi Basha 4.2 milion euro paradhënie, për kompaninë me administratore kunatën e Fahriut
Home
Politikë

RAPORTI I KLSH/ Si firmosi Basha 4.2 milion euro paradhënie, për kompaninë me administratore kunatën e Fahriut

3 December, 2018 Isa.Autor Breaking News, Politikë

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike kanë zënë llogoren prej disa javësh në përpjekjen për të sulmuar qeverinë dhe dështuar projektin e Unazës së Madhe të Tiranës, rehabilitimi nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja. Argumentet e Partisë Demokratike janë luhatur çdo ditë nga dega në degë por thelbi i tyre ishte akuza se ky projekt ka kaluar përmes një procedure jo të rregullt ligjore dhe se kostoja është e fryrë. Për të kuptuar se çfarë përfaqëson Lulzim Basha në raport me veprat infrastrukturore të gjithëve u mjafton shembulli i famshëm i rrugës Durrës-Kukës. Përfundoi në gjykatë si i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme por shpëtoi me procedura, me akrobaci dhe raporte mjekësore duke mos u gjykuar asnjëherë.

Sot është momenti për të kujtuar edhe një tjetër episod të Lulzim Bashës Ministër i Transportit dhe Punëve Publike. Në fund të Dhjetorit 2006, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe një nënkontraktor i një filiali serbo-shqiptar i kompanisë “Alpine Bau” u shfaqën në media duke njoftuar fillimin e punimeve për aksin Levan-Vlorë. Ceremonia e bërë me ngut në fakt i shërbente vetëm fushatës elektorale të 2007.

Kontrolli i Lartë i Shtetit përmes një auditi të kryer kohë më vonë konstatoi shkelje të frikshme dhe flagrante të kryera nga Lulzim Basha. Segmenti Levan-Vlorë, do të ndërtohej me një kredi të dhënë nga BERZH, termat teknikë të cilës Kuvendi i Shqipërisë i ka miratuar në 26 Dhjetor 2007, pra gati një vit fiks pas përurimit të fillimit të punimeve nga Berisha dhe Basha. Lidhja e kontratës mes kompanisë Alpine Bau dhe qeverisë shqiptare gjithashtu rezultoi se ishte bërë më 31 Maj 2007, pra 7 muaj para vendimit të Kuvendit.KLSH konstatonte se rruga është tenderuar pa u ratifikuar marrëveshja e huasë në Kuvend, madje punimet nisën pa para.

Prokurimi i rrugës ka nisur në Korrik të vitit 2006 pas urdhrit Nr.7582, dt.19.07.2006 të nxjerr nga ministri i asaj kohe, Lulëzim Basha. Në bazë të kontratës së punimeve të ndërtimit, Drejtoria e Rrugëve duhet t’i paguajë firmës së ndërtimit vlerën prej dhjetë përqind të projektit, i cili ishte i gjithi 42 milionë euro. Pra, firma nënkontraktore ku ishte administratore kunata e Fahri Balliut duhet të merrte 4.2 milionë euro paradhënie. Këtu lind dhe problemi pasi kontrata për fillimin e punimeve është nënshkruar 7 muaj para ratifikimit nga Kuvendi të kësaj kredie me BERZH.

Berisha është investuar personalisht përmes një VKM, nr. 621, datë 24.09.2007, për pagesën e nënkontraktorit me vlerën dhjetë për qind të projektit. Pra, tre muaj para ratifikimit të kredisë, janë paguar paret nga qeveria shqiptare. Kjo është një vepër penale për të cilën Kontrolli i Shtetit gjente fajtor Lulzim Bashën, ministrin e atëhershëm të Transportit. Manovrat e Bashës dhe Berishës bënë që kompania jo vetëm të zvarriste punimet por kostoja deri në auditin e KLSH të kishte arritur në 60 milion euro nga 42 që duhet të ishte në fillim. Natyrisht, njësoj si për Durrës-Kukës, Lulzim Basha nuk është hetuar as ndëshkuar nga drejtësia ndaj sot ai i jep vetes kompetencën të bëjë jo vetëm ekspertin e rrugëve por edhe të akuzojë për shkelje afatesh, mosrespektim procedurash, fryrje kostosh etj etj.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHET TIFOZI ANGLEZ/ Pas GOLIT të Aubameyang hodhi...
Previous article "O ZOT, TI POZON SHËMTUAR"/ Dorina Mema mëson Aulonën të ekspzojë të pasmet (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Shqiptarët veshin Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin gjigand Aktualitet

PROTESTA/ Shqiptarët veshin Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin gjigand

ME FLAMUJ AMERIKANË DHE PANKARTA/ Protestuesit i urojnë SHBA-së Pavarësinë: Liria juaj na frymëzoftë Aktualitet

ME FLAMUJ AMERIKANË DHE PANKARTA/ Protestuesit i urojnë SHBA-së Pavarësinë: Liria juaj na frymëzoftë

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT