• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI  I FREEDOM HOUSE/ Demokracia globale në tkurrje, ku renditet Shqipëria
Home
Sociale

RAPORTI I FREEDOM HOUSE/ Demokracia globale në tkurrje, ku renditet Shqipëria

5 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Raporti i Freedom House, edhe sivjet, Shqipërinë ne mesin e vendeve pjeserisht te lira se bashki me Kosoven, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, nga rajoni dhe me Pakistanin, Ukrainën, Kirgizinë, Armeninë e të tjera nga bota.

 Serbia, në raportin e vitit të kaluar, ka qenë në mesin e vendeve të lira, por ka rënë në kategorinë “pjesërisht e lirë”, për shkak të, siç thuhet, parregullsive zgjedhore, sulmeve ndaj gazetarëve të pavarur dhe mbledhjes de facto të kompetencave jashtëkushtetuese nga ana e presidentit Aleksandar Vuçiç.

Te pjesa për rajonin e Ballkanit, raporti i Freedom House tërheq vërejtjen në veçanti për Malin e Zi, ku, siç thuhet, presidenti Millo Gjukanoviq ka vazhduar ta konsolidojë pushtetin shtetëror rreth vetes dhe klikës së tij, duke i shmangur standardet themelore të qeverisjes së mirë dhe duke tejkaluar rolin e tij kushtetues.

Te pjesa për Evropën në përgjithësi, Freedom House thekson se dhuna ka arritur shtypin në Sllovaki, ku gazetari hulumtues, Jan Kuciak, është qëlluar për vdekje, pasi ka zbuluar lidhje korrupsioni midis zyrtarëve qeveritarë dhe krimit të organizuar.

Në Turqi, thuhet në raport, zgjedhjet e njëpasnjëshme parlamentare dhe presidenciale janë zhvilluar nën gjendje të jashtëzakonshme, e cila është hequr më vonë, porse autoritetet “kanë vazhduar të angazhohen në spastrimet e institucioneve shtetërore dhe arrestimet e gazetarëve, anëtarëve të shoqërisë civile dhe akademikëve”.

“Vladimir Putin i Rusisë dhe Ilham Aliyev i Azerbajxhanit i kanë siguruar mandatet e reja presidenciale, duke përfituar nga taktikat me duar të fuqishme, përfshirë shtypjen e mediave të pavarura dhe të shoqërisë civile, abuzimin e burimeve shtetërore dhe persekutimin e kundërshtarëve të mirëfilltë politikë”, thotë, mes tjerash, Freedom House në pjesën për Euroazinë.

Nga 195 vendet e vlerësuara nga Freedom House, 86 janë të lira, 59 pjesërisht të lira dhe 50 jo të lira.

Në grupin e parë bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar e të tjera, ndërsa në fund të listës, më së paku të lira janë: Siria, Sudani Jugor, Eritrea, Turkmenistani dhe Koreja e Veriut.

 

Sfidat ndaj demokracisë në Shtetet e Bashkuara po testojnë stabilitetin e sistemit të saj kushtetues dhe kërcënojnë të minojnë të drejtat politike dhe liritë civile në mbarë botën, thuhet në raportin “Liria në botë 2019”, të lëshuar të martën nga Freedom House – grup joqeveritar, me seli në Uashington.

Raporti i bën një vlerësim të veçantë gjendjes së demokracisë në SHBA, në kohën kur presidenti Donald Trump është në gjysmë të mandatit.

“Derisa demokracia në SHBA mbetet e fuqishme për nga standardet globale, ajo është dobësuar ndjeshëm gjatë tetë vjetëve të fundit dhe sulmet e vazhdueshme të presidentit aktual mbi sundimin e ligjit, gazetarinë e bazuar në fakte dhe parimet dhe normat e tjera të demokracisë, kërcënojnë me rënie të mëtejshme”, thuhet në raport.

“Rreziku më i madh vjen nga fakti se demokracia amerikane nuk është pafundësisht e qëndrueshme, sidomos nëse një president tregon pak respekt për parimet e saj”, tha Michael J. Abramowitz, president i Freedom House.

“Ne kemi parë se si institucionet demokratike gradualisht po i dorëzohen presionit gjetkë në botë, si për shembull: Hungari, Turqi dhe Venezuelë. Vendet e tjera shohin se çfarë ndodh në SHBA dhe marrin sugjerime nga sjellja e liderëve të saj. Përkeqësimi i vazhdueshëm i demokracisë amerikane do të përshpejtojë rënien e demokracisë në mbarë botën”, tha Abramowitz.

Sipas tij, dobësimi i demokracisë në SHBA nuk ka nisur me Trumpin, porse “retorika dhe veprimet e presidentit i kanë dëmtuar masat mbrojtëse kryesore, përfshirë sundimin e ligjit dhe besimin se zgjedhjet janë të lira dhe të drejta”.

Raporti thotë se në Shtetet e Bashkuara, në vitin 2018, ka pasur rënie të sundimit të ligjit që e ka vënë demokracinë amerikane “në nivel me Greqinë, Kroacinë dhe Mongolinë” dhe nën demokracitë si Gjermania dhe Britania.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRUNE DHE SEKSI/ Njihuni me balerinën e re të "Stop" që zëvendëson Alesia Bamin (FOTO)
Previous article Prapa jelekëverdhëve, frika e të paturit gjithnjë e më pak

F.autor

Postime të ngjashme

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë Aktualitet

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut Aktualitet

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT