• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI I DICK MARTY/ Si votoi kundër PS-ja e Ramës në KE: Qeveria e PD-LSI votoi pro hetimit të UÇK-së
Home
Politikë

RAPORTI I DICK MARTY/ Si votoi kundër PS-ja e Ramës në KE: Qeveria e PD-LSI votoi pro hetimit të UÇK-së

7 November, 2020 F.autor Politikë

Pas shkuarjes së Hashim Thaçit dhe disa ish-drejtuesve të tjerë të lartë të UÇK-së në Hagë, në Shqipëri është hapur debati pse Qeveria shqiptare votoi pro raportit të Dick Marty-t, mbi të cilin është ngritur edhe akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Ndërsa Qeveria e PD-LSI votoi pro këtij raporti, përfaqësuesi i opozitës, Damian Gjiknuri, ka votuar kundër.

Në Asamblenë e datës 25 janar 2011 në Këshillin e Europës, Damian Gjiknuri ka mbajtur edhe një fjalim, përse Partia Socialiste ishte kundër këtij raporti.

Fjala e mbajtur nga Gjiknuri:

Ky raport ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve për shkak të seriozitetit të akuzës, natyrës së krimeve të pretenduara dhe mungesës së provave. E kuptojmë se ideja e konspiracionit që rrethoi paaftësinë e Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) për të hetuar krimet e pretenduara dhe zbulimi në respect të një prej lojtarëve kryesore për të ndjekur krime të tilla, Carla del Ponte, është ajo që nxiti këtë Asamble të kërkojnë nga Dick Marty të përpilojë një raport të plotë të bazuar në prova dhe të hedhë dritë mbi çështje, në vend që të përsërisë akuzat e bëra nga të tjerët.

Për fat të keq na duhet ta pranojmë që ky raport nuk ka ndonjë gjë të re me rëndësi dhe vetëm sa është shtuar në numrin e çështjeve politike të rajonit. Nuk ka asnjë provë, dhe në shumë raste ka natyrën e një opinioni politik se sa një raport hetimi.

Ka plot kontradikta që kanë të bëjnë me aktivitetin e supozuar dhe shpërfill çdo punë të mëparshme të bërë nga ICTY. Një prej tyre është çështja e dy shtëpive famëkeqe: “Shtëpia e Verdhë”, ku hetimi i ICTY nuk dha asnjë informacion, dhe në Fushë-Krujë, shtëpia e famshme ku supozohej se merreshin organet. Por siç citohet në raport, nuk kishte lidhje me aktivitetet e pretenduara.

Kjo na shtyn të besojmë se raporti është më shumë trillim politik se sa hetim i bazuar në prova dhe kësaj Asambleje nuk i shkon për shtat diçka e tillë. Por pavarësisht nga natyra politike e raportit, duke pasur parasysh rëndësinë e akuzave, ne si delegacion shqiptar kemi paraqitur një sërë pikash që kërkojnë një riformulim të arsyeshëm të akuzave të nxjerra në Raport.

Mendojmë se thelbi i rezolutës nuk është politika e krimit të pretenduar, por bashkëpunimi midis autoriteteve gjyqësore për të zbuluar të vërtetën nëse diçka e tillë ka ndodhur realisht. Prandaj të hetojnë të gjitha vendet, dhe të heqim konsiderata politike që njollosin njërën palë, pra shqiptarët dhe UÇK-në.

Prandaj, unë i bëj thirrje Asamblesë të mbështesë ndryshimet e propozuara nga delegacioni shqiptar, të cilat kërkojnë një hetim të duhur të çështjes dhe të shmangin shpalljen fajtor paraprakisht të një organizate të tërë politike për arsyen e vetme që ajo luftoi për çlirimin e një populli të shtypur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRIUMFOJNË ME "MANITA"/ Barcelona shfryn ndaj Betisit, Messi është gjeni (VIDEO)
Previous article FITOI ZGJEDHJET NË SHBA/ Reagimi i parë i BIDEN: Do jem president i të gjithëve, edhe atyre që s'më votuan! Na pret...

F.autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT