• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI I DASH: Shqipëria progres me sekuestrimin e pasurive të paligjshme, institucionet…
Home
Sociale

RAPORTI I DASH: Shqipëria progres me sekuestrimin e pasurive të paligjshme, institucionet…

3 March, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë publik Raportin e Strategjisë Kombëtare të Kontrollit të Narkotikëve duke vënë theksin tek pastrimi i parave dhe Kontrolli i drogës dhe lëndëve narkotike. Raporti vë në dukje se Shqipëria ka patur progres me zbatimin e ligjit anti-Mafia, duke sjellë në vëmendje konfiskimin prej 40% të pasurisë së Klement Balilit, njohur si ‘Eskobari i Ballkanit’ dhe sekuestrimin e bizneseve të shumta të Ylli Ndroqit, i cili dyshohet se ka organizuar trafik narkotikësh në Turqi dhe Itali

Raporti gjithashtu thekson se ndryshimet e fundit ligjore dhe të politikave kanë përmirësuar aftësinë e Shqipërisë për të luftuar pastrimin e parave dhe krimet financiare, edhe pse zbatimi ka qenë i paqëndrueshëm. Ligji Anti-Mafia u ndryshua në vitin 2020 për të përmirësuar menaxhimin e pasurive të konfiskuara.

Raporti thekson rëndësinë e krijimit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) duke iu dhënë këtyre institucioneve mundësinë për të konfiskuar pasuritë e paligjshme, në mënyrë që të kufizojë aktivitetin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të kriminelëve. Sipas raportit, themelimi i Spak tregoi sukses të menjëhershëm, përfshirë dënimin e trafikantëve apo sekuestrimin e pasurive të tyre. Plotësimi i personelit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili është krahu hetimor i SPAK, ka pësuar vonesa, por mbetet i vazhdueshëm

SPAK, i cili u bë operacional në Dhjetor 2019, ka regjistruar suksese në luftën kundër trafikimit dhe krimit të organizuar dhe sekuestrimit të pasurive të pastruara.

”Reformat e vazhdueshme gjyqësore, duke përfshirë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të ç’rrënjosur korrupsionin nga sektori i drejtësisë dhe krijimin e njësive të shumta policore të specializuara që synojnë krimet financiare dhe ekonomike, kanë përmirësuar perspektivat e Shqipërisë për adresimin e pastrimit të parave.’‘, thuhet ne raport.

Reformat kushtetuese dhe ligjore në vitet e fundit përfshijnë reformat në sistemin e drejtësisë dhe verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për pasuri të pashpjegueshme. 46 % e gjyqtarëve dhe prokurorëve të verifikuar deri më sot kanë dështuar si rezultat i pasurisë së pashpjegueshme ose të pasur lidhje personale me subjekte të dyshimta, dhe një tjetër 17 % kanë dhënë dorëheqjen për të shmangur kontrollin.

Në vitin 2020, 131 hetime të reja të pastrimit të parave u hapën nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, nga ku 23 të pandehur u gjykuan në gjykatë, nga të cilët tre u dënuan. Për më tepër, Policia e Shtetit hetoi 375 krime të pastrimit të parave dhe 2,891 raste të krimeve financiare në vitin 2020, duke çuar në mbi 15 milion dollarë në para dhe pronë të sekuestruar

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË VLORË/ Gjendet i vetëvarur i moshuari në banesën e tij
Previous article NUK DOLI ASNJË DITË NË TAKIM ME MEVLANIN/ Ana sapo na tregoi arsyen: Ka qenë gjithë kohën...

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT