Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar reagimin e ministrisë së Brendshme, e cila thotë se raporti i CIA për Shqipërinë nuk është i saktë. Në një postim në FB, Manjani thotë se ministri Fatmir Xhafaj i ka shpallur luftë edhe CIA-s.
Reagimi në Facebook
I shpallën luftë edhe CIA-s?!
Sqarimi më qesharak i mundshëm i Ministrisë së Brendshme.
Me pak fjalë Xhafa thotë:
“Ku di CIA se ç’është tagjia (hashashi)”.
Që nga viti 1990 nuk kishim dëgjuar kësi sqarimesh kundër “forcave imperialiste”…


