• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI I BANKËS BOTËRORE/ Ahmetaj: Paralajmëroi rizhytjen në varfëri si ajo e 2012-ës, ne jemi të përgatitur ndryshe nga qeveria e atëhershme
Home
Politikë

RAPORTI I BANKËS BOTËRORE/ Ahmetaj: Paralajmëroi rizhytjen në varfëri si ajo e 2012-ës, ne jemi të përgatitur ndryshe nga qeveria e atëhershme

1 June, 2020 s.autor Politikë

Pas parashikimit të zymtë të ekonomisë shqiptare nga ana e Bankës Botërore, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, ministri i Rindërtimit dhe koordinator për hartimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, Arben Ahmetaj komentoi raportin për impaktin e mundshëm ekonomik e social nga pandemia.

“Së fundmi Banka Botërore ka deklaruar dhe ka prezantuar një sërë raportesh sektoriale, sa i takon dëmit që ka shkaktuar COVID-19. Është fokusuar kryesisht tek dëmet, goditjet ekonominë në sektorë, por dhe në thellimin e mundshëm të varfërisë në rajon. Përpara se të kalojnë te shifrat konkret, ky raport nuk është raport i situatës aktuale, por një fotografim i dëmeve të mundshme momentale nga COVID-19. Çdo aktor politik, apo i çdo fushe tjetër që e trajton ndryshe, ose është joprofesional, ose i qëllimtë për të dezinformuar. Këtë le ta marrë me vete. Raporti thotë se punësimi në Ballkanin Perëndimor arriti rritje të numrit të punësimit. Në këtë raport thuhet se punësimi në Ballkanin Perëndimor arriti në nivel histori, në 45.6% për grupmoshat 15 vjeç e sipër.

Çfarë tha për Shqipërinë raporti? Shqipëria ka rritur pagën minimale. E kanë rritur pagën mesatare me 12 % dhe renditet është ngritur me 18 % rritje. Shkalla e papunësisë ka rënë në nivele të ulëta rekord ne Ballkanin Perëndimor, ku ne vendin tone u ul per 11.5%. Për çfarë paralajmëron Banka Botërore?! E theksoj, paralajmërim! Jepet paralajmërim për të marrë masat e duhura për reforma, për të parandaluar rizhytjen në varfëri si ajo e 2012-ës. BB thotë në simulimet e saj se shkalla e varfërisë në Shqipëri për mund të rritet me 4 deri ne 8 %. Skenari me i keq, mund te shkonte tek 40%. Banka Boterore thote; ‘Varfëria do të mund të arrinte në nivelin e 2012-ën, ku është lugina më e thellë e varfërisë’.

Diferenca midis 2012-ës dhe dites se sotme, është se ne ate kohe nuk kishte krizë, por keqmaneaxhim të situatës nga ajo qeveri që e shtynë vendin drejt krizës dhe varferise historike. Ne jemi të alertuar, të përgatitur dhe shumë shpejt do të prezantojmë planin tonë të ringritjes. Ne kemi dy goditje të rënda në ekonomi. Goditje nga tërmeti, dhe goditja globale.”, tha Ahmetaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRCJELL URIMIN E VEÇANTË NË DITËN E FËMIJËVE/ Gjonaj: Sfida jonë ngritja e Institutit multidisiplinar të të miturve
Previous article VRASJA E GEORGE FLYOD/ Profesori i Harvardit: Po dëshmojmë Amerikën si një eksperiment social të dështuar

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën Politikë

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner Breaking News

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT