Kryeprokuroja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka raportuar sot në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me raportin e kriminalitetit për vitin 2018.
Në fjalën e saj në foltoren e Kuvendit, Marku u shpreh se rritjen më të madhe të kriminalitetit e kanë shënuar qarqet e Durrësit dhe Fierit.
Ndërsa vepra penale me më shumë të proceduar dhe hetuar është ajo e vjedhjes së pasurisë.
“Rritjen më të madhe të kriminalitet është Durrësi dhe Fier. Vepra më e madhe e hetuar është vjedhja e pasurisë. Sa i përket krimit të organizuar janë regjistruar 41 procedime nga 25 që u regjistruan në vitin 2017. Numri është rritur me 21 të dënuar më shumë. Sipas statistikave ka 37% më pak të proceduar nga 2017 për korrupsion por ka pasur hetime proaktive,”-tha Marku.


