• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RAPORTI FINANCIAR I “S&P”: Shqipëria drejt rritjes ekonomike. Pritet të shkojë 4 përqind
Home
Ekonomi
Portret

RAPORTI FINANCIAR I “S&P”: Shqipëria drejt rritjes ekonomike. Pritet të shkojë 4 përqind

7 August, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Agjencia Ndërkombëtare “Standard and Poors” vlerësoi pozitivisht ecurinë ekonomike të vendit. 

Raporti i publikuar dje nga prestigjiozja amerikane, vlerësoi se rritja ekonomike e vendit në 3 vitet e ardhshme do të arrijë 4 për qind, e mbështetur nga rritja e konsumit dhe investimet e huaja.

“Standard and Poors” vlerëson se vazhdimi i konsolidimit fiskal do të ndikojë në uljen e borxhit publik në 62.5 për qind brenda vitit 2022. Për ecurinë e ekonomisë dhe analizës së borxhit, Agjencia Ndërkombëtare konfirmoi dje vlerësimin me notë B+.

Kryeministri Edi Rama u shpreh dje në rrjetet sociale se “Standart and Poors” konfirmoi ecurinë pozitive të ekonomisë dhe vlerëson përpjekjet e qeverisë për të luftuar informalitetin dhe vazhdimin e reformave për marrjen statusit të vendit kandidat në BE.

S&P njeh përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar ekonominë informale, për të arritur statusin e kandidatit formal për pranimin në BE. S&P parashikon që ecuria fiskale e Shqipërisë të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me vlerësim të ngjashëm. Kjo si rezultat i pritshmërive pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të deficitit buxhetor nga qeveria, u shpreh Kryeministri Rama.

Edhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, e ka quajtur pozitiv raportin e “Standard and Poors” për ekonominë shqiptare.

Në një status në rrjetet sociale, Ahmetaj shkruan se raporti vlerëson që performanca fiskale e vendit është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.

Në raportin e publikuar ditën e djeshme, S&P vlerëson se performanca fiskale e vendit është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, mbështetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe nga një kuadër fiskal i p¸rmir¸suar, i cili tanimë e ka vendosur detyrim në ligj kontrollin rigoroz të deficitit dhe uljen e tij, duke vendosur nën kontroll risqet e lidhura me të. Ecuria e performancës fiskale të Shqipërisë vlerësohet të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me renditje të ngjashme, e mbështetur nga pritshmëritë pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të financave publike. Në të njëjtën kohë vlerësohet performanca në rritje e të ardhurave buxhetore, mirëadministrimi si rezultat edhe i uljes së informalitetit, kontrolli dhe ulja e shpenzimeve dhe vazhdimi i reformave strukturore nga ana e qeverisë, kryesisht ajo në sistemin e drejtësisë, të cilat pritet të reflektohen në një renditje më të lartë vitin e ardhshëm, u shpreh ministri Ahmetaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEZONI VEROR/ Rama nxjerr pamjet: Plazh edhe për fëmijët që janë nën përkujdesje sociale
Previous article GODET DHUNA NË FAMILJE/ Vëllai RREH motrën e tij. Shkak bëhet...

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT