Një 23 vjeçar shtetas shqiptar, me banim në Durrës mësohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht motrën e tij, një shtetase 28 vjeçare me banim në Durrës.
Shkak janë bërë motivet e dobëta (ato familjare). Debati ka agravuar deri në dhunë, sipas bluve të qytetit ndaj edhe shtetasja ka marrë vendimin e denoncimit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 06.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen R. G., vjeçe 28, banuese në Durrës, pasi vëllai, shtetasi S. G., vjeç 23, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


