• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Raporti i AKEP: A u fikën radarët e ushtrisë për trafikantët?
Home
Aktualitet
Drejtësi

Raporti i AKEP: A u fikën radarët e ushtrisë për trafikantët?

17 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

 

Në faqen ‘Mimi-Leaks’ është bërë publik dhe një raport i detajuar i AKEP-it (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike) në vitin 2015.

Ky raport i AKEP-it konstatoi se kompania që bënte mirëmbajtjen e radarëve, kishte përdorur frekuenca të palejuara nëpër pikat e transmetimit duke shkelur kontratën dhe duke nxjerrë sistemin e transmetimit jashtë frekuencave që përdor ushtria.

Një tjetër gjetje e AKEP-it ishte dhe  vendosja e kamerave CCTV (të sigurisë private) nga ana e kompanisë private ‘IDEA-TEL’ në pika të kontrollit të ushtrisë, një veprim rreptësisht i ndaluar dhe në kundërshtim me kontratën ligjore.

Pse ‘e dogji’ Edi Rama ish-ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe e zëvendësoi atë me Olta Xhaçkën?

Disa e lidhin arsyen me dështimin/kompromentimin e Mimi Kodhelit me çështjen e radarëve. Madje disa informacione jo-zyrtare kanë sugjeruar se përjashtimi i Kodhelit nga qeveria ‘Rama 2’ lidhej me këmbënguljen e shërbimeve të inteligjencës të shteteve të huaja, të cilat e kishin konstatuar Kodhelin si përgjegjëse për neutralizimin e sistemit të radarëve dhe për pasojë lehtësimin e trafikut ndërkombëtar të kanabisit.

Por ndërsa çështja e radarëve është kthyer së fundmi në vëmendjen e publikut si shtojcë e skandalit ‘Tahiri-Habilaj’, kjo çështje mund të jetë një skandal edhe më i rëndësishëm, pasi dyshohet përfshirja e Forcave të Armatosura në lehtësimin e trafikut.

Në periudhën Janar-Prill 2016, kur gjithë vëmendja mediatike ishte e përqendruar te reforma në drejtësi, një grup ish-ushtarakësh dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë ndërrmarë një nismë të pazakontë, ata kanë hapur një faqe në Facebook të quajtur ‘Dosja Ministria Embrojtjes’  dhe kanë bërë publike në këtë faqe që një vit më parë dokumente autentike, raporte kontrolli dhe auditimi, ku pasqyrohen shkeljet flagrante me procedurat e kontrollit të radarëve dhe dalja jashtë kontrolli e sistemit të radarëve.

Faqja duket si një ‘Mimi-Leaks’.

–Një prej dokumenteve më kryesorë të publikuar është një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

KODHELI KUNDËRSHTON TË GJITHA VENDIMET E KLSH, SHANTAZHON USHTARAKËT E PA BINDUR DHE SHPËRBLEN GJENERALËT ME YJE/GRADA“…

Posted by Dosja Ministria EMbrojtjes on Dienstag, 9. Februar 2016

Ky raport i vitit 2015 zbulon se Ministria e Mbrojtjes ka cënuar elementë të sigurisë kombëtare duke përjashtuar nga gara për ‘tenderin e mirëmbajtjes së radarëve’ kompaninë amerikane ‘Lockheed Martin’.

Kompania amerikane ka instaluar e para këtë sistem të radarëve që përdor sot Shqipëria. Bëhet fjalë për mirëmbajtjen e atij sistemi që në gjuhën teknike quhet ‘SIVHD”.

Raporti i KLSH-së zbulon se ministrja Kodheli pasi ka përjashtuar kompaninë amerikane nëpërmjet një prokurimi problematik (në vitin 2013), ka shpallur fituese një kompani shqiptare të quajtur ‘IDEA – TEL’ për të cilën KLSH-ja thotë se e ka ofruar shërbimin me çmim disa fish me të shtrenjtë se amerikanët dhe se nuk ishte kompetente për mirëmbajtjen e shërbimit.

–Një tjetër publikim interesant i faqes ‘Mimi-leaks’, lidhet me një mashtrim publik që rezulton se ka bërë ministrja Kodheli në vitin 2014 sa i përket vënies në punë të sistemit të radarëve.

Më 19 shkurt 2014, ministrja Kodheli deklaroi se sistemi i radarëve ishte plotësisht i ngritur dhe se kufiri shqiptar ishte plotësisht i kontrolluar.

Por dy muaj më vonë, në Prill 2014, Komanda e Forcës Detare ka zbuluar se disa nga radarët kryesorë të vendosur në pika kyçe të vendit, ishin jashtë funksionit:

KODHELI MASHTRON MBI KOHENE VENDSJES NE PUNE TE SISTEMIT TE RADAREVE DETARE: – vazhdon pjesa e shkrimit:Kjo “emergjenc…

Posted by Dosja Ministria EMbrojtjes on Dienstag, 9. Februar 2016

–Në faqen ‘Mimi-Leaks’ është bërë publik dhe një raport i detajuar i AKEP-it (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike) në vitin 2015.

Ky raport i AKEP-it konstatoi se kompania që bënte mirëmbajtjen e radarëve, kishte përdorur frekuenca të palejuara nëpër pikat e transmetimit duke shkelur kontratën dhe duke nxjerrë sistemin e transmetimit jashtë frekuencave që përdor ushtria.

Një tjetër gjetje e AKEP-it ishte dhe  vendosja e kamerave CCTV (të sigurisë private) nga ana e kompanisë private ‘IDEA-TEL’ në pika të kontrollit të ushtrisë, një veprim rreptësisht i ndaluar dhe në kundërshtim me kontratën ligjore.

 

KODHELI DHE BAZO, AFERAT SKANDALOZE ME SIGURINË KOMBËTARE (botuar ne Gazeten “Telegraf – Janar 2016)Dokumentat ne…

Posted by Dosja Ministria EMbrojtjes on Dienstag, 2. Februar 2016

Në faqen ‘Mimi-Leaks’ gjenden dhe disa qindra dokumente të tjera që lidhen me kontrollet dhe njoftimet që specialistë të ministrisë i kanë bërë rangjeve më të larta drejtuese mbi problemin e radarëve.

Ndërsa në Kuvend ka nisur punën dhe një komision hetimor për çështjen e radarëve, duket se skandali është denoncuar në kohë madje dëshpërimisht nga disa ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes të cilët i kanë plasur dokumentet në Facebook që prej vitit 2016.

Një paketë dokumentesh që tregon shuarjen e sistemit të radarëve për një periudhë prej të paktën 3 vitesh, periudhë e cila përkon me kulmin e mbjelljes së kanabisit dhe trafikimit ndërkombëtar të tij./Hashtag.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dita e Dytë e PANAIRIT TE LIBRIT/ "Boom" kërkesash për "SARAH" dhe librat e "UET Press"
Previous article Sondazhi/ Nëse kemi zgjedhje sot: Barazim mes pozitës e opozitës

Redaktor2

Postime të ngjashme

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT) Aktualitet

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT)

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT