• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve
Home
Aktualitet
Kronikë

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve

15 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi këtë të hënë në Komisionin e Ligjeve mbi veprimtarinë vjetore të institucionit dhe gjendjen e kriminalitetit për vitin 2025, duke paraqitur të dhëna që tregojnë një rritje të ngarkesës së punës dhe të procedimeve të trajtuara nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Gjatë fjalës së tij, Çela vlerësoi angazhimin e prokurorëve dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në luftën kundër kriminalitetit, duke theksuar se rezultatet e arritura janë produkt i profesionalizmit dhe koordinimit mes institucioneve ligjzbatuese.

“Gjatë vitit 2025, nga ana e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm pati angazhim me profesionalizëm në të gjitha nivelet, në bashkëpunim me institucione të tjera, duke arritur një sërë rezultatesh pozitive në veprimtarinë hetimore dhe në zbatimin e drejtësisë penale, përballë një ngarkese të lartë pune”, deklaroi Çela.

Ky i fundit bëri me dije se gjatë vitit të kaluar organi i prokurorisë ka trajtuar gjithsej 66 mijë e 397 materiale në shqyrtim, duke shënuar një rritje prej 8.55 % krahasuar me vitin 2024. Po ashtu, ai sqaroi se janë ndjekur 50 mijë e 121 procedime penale, ose 5.35 % më shumë se një vit më parë. Nga këto, 27 mijë e 77 janë procedime penale të regjistruara rishtazi, me një rritje prej 8.5 % në raport me vitin 2024.

“Nga procedimet e trajtuara, 22 mijë e 860 janë procedime të mbartura nga periudhat e mëparshme, me një rritje prej 1.87 për qind, ndërsa 184 procedime penale janë rifilluar gjatë vitit 2025”, u shpreh Çela.

Një tjetër tregues i evidentuar në raport ishte edhe numri i referimeve dhe kallëzimeve penale për të cilat është vendosur mosfillimi i procedimit. Sipas Prokurorit të Përgjithshëm, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 16 mijë e 276 raste të tilla, duke shënuar një rritje prej 20 % krahasuar me vitin 2024.

Duke analizuar shpërndarjen gjeografike të procedimeve penale, Çela bëri të ditur se Tiranë vazhdon të mbajë peshën kryesore të punës së prokurorisë në rang vendi. Prokurori i Përgjithshëm ndaloi vëmendjen edhe te koeficienti i kriminalitetit, duke theksuar se ky tregues ka pësuar rritje gjatë vitit 2025.

“Prokuroria e Tiranës ka pasur numrin më të lartë të procedimeve, me 36.62 % të totalit. Pas saj renditet Prokuroria e Durrësit me 9.5 %, ndërsa Shkodra, Korça, Vlora dhe Fieri përfaqësojnë secila rreth 7 % të procedimeve të regjistruara. Numrin më të ulët të procedimeve e kanë pasur Kukësi dhe Dibra, përkatësisht me 2.45 % dhe 2.38 % të totalit. Koeficienti i kriminalitetit për procedimet e regjistruara për 100 mijë banorë në vitin 2025 ka qenë 1.145, ndërsa në vitin 2024 ky koeficient ishte 1.037”, deklaroi Çela.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz
Previous article MES FRIKËS DHE ALEANCAVE/ Arabia Saudite gati projektin që mund të ndryshojë Lindjen e Mesme

s.autor

Postime të ngjashme

SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz Aktualitet

SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë Aktualitet

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre Aktualitet

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT