• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA/ Kryemadhi protestuesve: Zoti ju ruajttë ju, Zoti i ruajttë shqiptarët, Zoti e bekoftë Shqipërinë
Home
Politikë

PROTESTA/ Kryemadhi protestuesve: Zoti ju ruajttë ju, Zoti i ruajttë shqiptarët, Zoti e bekoftë Shqipërinë

26 February, 2019 F.autor Politikë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha sot para protestuesve se Parlamenti që tashmë ka mbetur pa opozitën, është krenaria e Edi Ramës.

Sipas saj, Parlamenti i sotëm është turp i gjithë Shqipërisë.  Kryemadhi shtoi më tej se: “Ne zgjodhëm të ishim si ju, ne zgjodhëm të dilnim në shesh si ju, ne zgjodhëm të lëmë çdo gjë për të treguar që Edi Rama është vetëm dhe sot ai është vetëm. Ata nuk janë përfaqësues të popullit. Ata janë përfaqësues të Avdylajve, Bajrave, Habilajve dhe kriminelëve.”

Fjala e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi

Qytetarë të Tiranës, përshëndetje, por dua të them diçka, hajdutët kanë frikë dhe sot frikacakët përdhosën për të disatën herë selinë e Kuvendit, selinë e atij Kuvendi ku për hir të së vërtetës parlamentarët nuk kanë frikë nga populli i tyre, por përkundrazi, e përfaqësojnë atë. Ata sot treguan edhe njëherë që nuk janë përfaqësues të popullit. Ata treguan edhe njëherë që janë përfaqësues të Avdylajve, Bajrave, Habilajve dhe kriminelëve, që jo vetëm vodhën, kërcënuan shqiptarët, por edhe i varfëruan ata. Ai Parlament ku sot kanë më shumë se katër orë që janë ngujuar deputetët nga frika, sot tregon edhe njëherë që është parlamenti që punon vetëm për pesë veta. Ai parlament sot tregoi edhe njëherë që në thelbin e zemrës së tyre nuk ekziston respekti dhe dashuria për votuesit e tyre socialistë, por ekziston vetëm dashuria për Vangjushin dhe për gjithë kriminelët e tjerë, që përdorën paratë e drogës për të bërë Edi Ramën kryeministër të Narkoshtetit. Nuk ngelet gjë tjetër për të thënë; Rama ik.

Fenomeni i Edi Ramës është një fenomen i cili nuk duhet ta shikojë më sytë e shqiptarëve në qindra dhe mijëra vjet. Një fenomen që shkatërroi Shqipërinë, të ardhmen e shqiptarëve, që largoi 400 mijë shqiptarë nga Shqipëria, që largoi djemtë dhe vajzat, që shkatërroi dhe varfëroi ekonominë shqiptare për të pasuruar vetëm pesë njerëz. Një fenomen që i ka kthyer shkollat shqiptare në vende nga më të tmerrshme të abuzimit dhe të mungesës së sistemit arsimor. Prandaj çdo fjalë e jona këtu është e tepërt, por për një gjë jam e sigurte. Ai parlament i cili sot është krenaria e Edi Ramës është dhe do të jetë gjithë jetën turp i shqiptarëve.

Do të jetë turp i shqiptarëve, ashtu siç kanë qenë vendimet më të turpshme që herë pas herë ka pasur në historinë e Shqipërisë dhe i kanë kushtuar asaj. I kanë kushtuar për lirinë dhe demokracinë e saj. Motra dhe vëllezër. Sot nga ky shesh ju drejtohem atyre socialistëve të ndershëm, të cilët sot vuajnë sot njësoj si ju, që janë papunë, që kanë falimentuar bizneset e tyre nga taksat e larta, që u janë larguar fëmijët e tyre në emigracion për një vend pune më të mirë, për të gjithë ato nëna dhe baballarë, të gjithë ata shqiptarë të cilët ndjejnë çdo ditë e më shumë mundësitë për të shkolluar e për ti rritur fëmijët e tyre e kanë çdo ditë e më të pakët. Prandaj sot prezenca jonë nuk është vetëm për sot. Por do të jetë çdo ditë. Do të jetë çdo ditë dhe në çdo moment, që ajo seli e parlamentit e cila në çdo moment ka qenë foltorja e fjalës së lirë në këto 27 vjet, nuk do të jetë e lirë nga rrethimi që populli do ti bëjë asaj, sa herë që ata do të duan të bëjnë seancat e krimit të organizuar në atë parlament.

Sinqerisht me dorë në zemër po ju them edhe dy fjalë. Sot më shumë se kurrë misioni i politikës është që të largojë këtë fenomen vrasës të shpresës të shqiptarëve. Ky fenomen e ka emrin Edi Rama, por po ju them edhe një gjë tjetër. Ne zgjodhëm të ishim si ju, ne zgjodhëm të dilnim në shesh si ju, ne zgjodhëm të lëmë çdo gjë për të treguar që Edi Rama është vetëm dhe sot ai është vetëm.

Edhe pse ka disa deputetë aty brenda, pjesën më të madhe i ka kundra. Sepse nuk ka as burrë, e as grua në atë sallë, të cilët do të marrin mbi supet e tyre dhe mbiemrin e tyre për fëmijët e tyre, turpin e tradhtisë, në shërbëtorë dhe argat të krimit të organizuar, kur në fakt duhet të jenë shërbëtorë të popullit të tyre. Zoti ju ruajttë ju, Zoti i ruajttë shqiptarët, Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BIE NGA URA ME MOTOR/ 39-vjeçari në gjendje kome transportohet në Tiranë
Previous article PAMJET NGA PROTESTA PARA KUVENDIT/ Momenti kur militantët sulmojnë POLICINË

F.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT