• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rama: S’dua të besoj që Basha të jetë bërë shërbëtor i një skeme për destabilizimin e Shqipërisë!
Home
Shqipëri

Rama: S’dua të besoj që Basha të jetë bërë shërbëtor i një skeme për destabilizimin e Shqipërisë!

12 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në lidhje me dokumentet e publikuara në një media amerikane e cila tregon se kompania Biniata Trade me lidhje ruse ka paguar 150 mijë dollarë lobistin që punonte për Partinë Demokratike.

“Të jeni e bindur se të tjera fakte do vazhdojnë të dalin se kjo është një sallatë aq e ububushme sa nuk mund të kalohet me një “ku di unë” “jo nuk i njoh”…”, u shpreh shefi i Qeverisë.

“Partnerët e Shqipërisë janë të shqetësuar, se duan të dinë të vërtetën. Jemi para një situate kur kemi përpara një grumbull materialesh tejet shqetësuese lidhur me mënyrën si financohet PD. Ne nuk ngremë akuzë të drejtpërdrejtë për financim të drejtpërdrejtë nga Kremlini me synim destabilizimin apo futjen e nje molle sherri mes Lindjes dhe Perendimit, por duhet ta përjashtojmë mundësinë që kjo të ketë ndodhur.
Të ngresh një akuzë do të thotë të jesh i bindur 100%, ne nuk ngremë akuzë se na duhet të bindemi a është 100% e vërtetë. Kjo s’mund të jetë ishte apo s’ishte, në kufirin tonë verior ka ndodhur kjo, e ndodhi gati hataja. Duam që kjo të shkojë deri në fund. E pastaj pavarësisht ka Kremlin apo s’ka Kremlin, ky është një krim financiar”.

“Ajo cka ne kemi thënë e do vazhdojmë ta përsërisim pa pushim është që na duhet medoemos të dimë të vërtetën për një histori që ne nuk themi që ka dorë Kremlini, por duam të dimë nëse ka apo jo dorë Kremlini….është një sallatë ruse në kuptimin e vërtetë jo se ka rusë me xhepa të thellë të përfshirë që nuk kuptohet pse kanë paguar një operacion financiar për PD dhe Bashën, por edhe se ka shkelje në raport me legjislacionin shqiptar.

E pakuptueshme se si PD të mos jetë në gjendje që edhe formalisht te jape pergjigje qe janë në përputhje me ligjin.

“S’kam asnjë arsye të mendoj se duhet të tërheqim vëmendjen nga një sukses i madh i operacioneve shqiptare ligjzbatuese sic është kapja e një sasie të madhe kokaine. Ajo që i kërkohet PD dhe kryetarit të saj të shpjegojë faktet kokëforta në letrat që këndojnë vetë dhe të shpjegojë si një parti shqiptare të financiohet nga burime të huaja, është e ndaluar. Si ka mundësi një parti politike shqiptare të financohet nga biznesmenë me kombësi ruse apo të tjera, e këto financime të fshihen.

Si ka mundësi që një kontratë lobimi të financohet nga burime të paidentifikuara që vetë i financuari, përmes gojës së kryetarit të partisë thotë se nuk di gjë. Kjo është një situatë skandaloze”, tha Rama në emisionin “Studio e Hapur”.

Eni Vasili: Ju i keniu bërë thirrje Bashës të shkojë e të dëshmojë në Prokurori. Pse nuk e thërret prokuroria?

Rama: Ne instistojmë që kjo cështje të zbardhet një orë e më parë, s’është cudi si ato cuditë mediatike që mund të zgjasin 3 ditë. Unë vetë s’dua të besoj që Basha ka vajtur deri në pikën sa të bëhet një shërbëtor i një skeme për të destabilizuar Shqipërinë, por ama unë s’mund të qëndroj pa lëvizur me idenë që s’ka mundësi të jetë e vërtetë, se ka ndodhur në vende të tjera. Autoritetet duhet të na e thonë këtë.

Basha të mos vazhdojë të bëj hajgare me një cështje që është me rëndësi të zbardhet, të shkojë të dëshmojë një orë e më parë.

Ka notuar në një det paraje të zezë prej së cilës ka dashur të nxjerrë vetëm katran me bojë …e kjo është dicka që ne e kemi thënë me kohë. Kjo është dicka që është financuar me para të zeza. Ky është një fakt dhe mbi këtë fakt duhet të hetohet, që për të financuar PD dhe Bashën është derdhur një lumë parash të zeza. Eshte kapur me presh ne duar kryetari i opozites dhe partia me e madhe opozitare ne Shqiperi dhe eshte nje lloj prasi qe duhet patjeter zhbiriluar lekure me lekure, deri ne fund, per te kuptuar ne te vertete se cfare eshte kjo”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Puthje” dhe kuaj, ja si i përshëndet fansat gazetarja e re e “Supersport” (FOTO)
Previous article Nga Rovena Gashi tek Dallëndyshe Bici/ Të gjitha ish drejtueset e larta të institucioneve, që u vendosën "nën akuzë"

F.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT