Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Kalaja e Krujës, pasi kjo e fundit është restauruar dhe i është vendosur ndriçimi artistik.
Rama thotë se ky ëhstë një tjetër zhvillim pozitiv për Krujën turistike, ndërkohë që pamjet që ofron kjo kala janë vërtetë fantastike.
“Rilindja e Kalasë së Skënderbeut pas restaurimeve dhe ndriçimit artistik, një tjetër zhvillim pozitiv për Krujën turistike”, shkruan Rama.


