• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rama premton në Lushnje/ Deri në fund të vitit sunojmë mbi 25 mijë vende pune…
Home
Shqipëri

Rama premton në Lushnje/ Deri në fund të vitit sunojmë mbi 25 mijë vende pune…

9 June, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Turi i llogaridhënies këtë herë ka vijuar me qytetarët e Lushnjes ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.

Shefi i qeverisë e  nisi fjalën duke u bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë problemet e tyre në platformën online të bashkëqeverisjes.

Rama ka pralajmëruar se drejtësia e re do të merret edhe me politikanët.

“Jo vetëm do merrni zgjidhje, por do të ndëshkohen edhe ata që kanë shkelur ligjin.

Një pjesë e ankesave që kemi marrë lidhet me proceset gjyqësore dhe kjo është arsyeja pse ne po shtyhemi fortë për të bërë reformën në drejtësi për të pastruar sistemin nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.

Një pjesë e tyre përjashtohen për shkak të mosjustifikimit të pasurisë, por mos mendoni se do të mbarojë këtu, por dua të kujtoj se “dardha e ka bishtin pas”.

Reforma do të merret me të gjithë, politikanë e biznesmenë” tha Rama.

Ndërkohë, sa i përket punësimit, Rama deklaroi se është një nevojë e madhe që papunësia vazhdon të jetë një problem.

“Ne jemi në një proces dhe vetëm nga zyrat e punës synojmë që deri në fund të vitit të kemi më shumë se 25 mijë vende të reja pune”, shprehet Rama.

“Kemi kaluar 10 mijë raste ankesash dhe kërkesash dh e gjithë ajo pjesë që lidhet me administratën merr adresimin e menjëhershëm dhe zgjidhet kur i takon individit apo komunitetit. Një pjesë e rasteve lidhen me procese gjyqësore, por administrata ska ndikim tek gjykatat.

Por kjo është arsyeje pse ne po shtyhemi fort për të bërë reformën në drejtësi, për të pastruar sistemin nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.

Një pjesë e tyre përjashtohen nga sistemi për shkak të pasurisë.

Shumëkush mendon këtu se historia mbaron këtu, por në fakt është rasti të kujtojmë thënien se ‘dardha e ka bishtin pas’. Reforma do merret me të gjithë, politikanë, biznesmenë, pas sistemi i pastruar i drejtësisë do të merret me të gjithë, si të barabartë para ligjit”, pohoi ai

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Për të parë dashnoret e burrit dhe dyfishimin e parave/ Si bien shqiptarët pre e “FALLXHOREVE” dhe MILIONAT E LEKEVE që... (RASTET)
Previous article “BËJ SI THEM UNË”/ Vrasja e pamenduar e femrave, çmenduria kolektive e meshkujve shqiptar

Redaktor2

Postime të ngjashme

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT